Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Takimi i dy profesionistëve të njohur të mjekësisë – për një të ardhme më të mirë shëndetësore në Kosovë

by administrator
08:55 12/04/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
Takimi i dy profesionistëve të njohur të mjekësisë – për një të ardhme më të mirë shëndetësore në Kosovë
0
SHARES
33
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga: Dashnim HEBIBI, Prishtinë/

E shtuna, ndonëse për shumëkënd është ditë pushimi, këtë herë ishte një ditë pune dhe përkushtimi për Dr. Dergut Aliun. Ai, përkundër angazhimeve edhe të shtunën që do të duhej të jetë në Tiranë për disa pacientë ai gjeti kohë për të mirëpritur në Spitalin “Lindja” një mysafir të veçantë – Prof. Dr. Xhavit Lipajn, mjek, shkencëtar dhe një ndër personalitetet më të njohura shqiptare në fushën e mjekësisë në Zvicër i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Bashkë me ta ishte i pranishëm edhe kryeredaktori i qendrës mediale me qendër në Dietikon sam24.info, PhD Dashnim Hebibi, i cili dëshmoi një bashkëbisedim frymëzues mes dy figurave të respektuara.

Prof. Dr. Lipaj ndodhet në Kosovë me rastin e 26-vjetorit të ndarjes nga jeta të nënës së tij dhe disa familjarëve të tjerë më 13 prill 1999 – një sakrificë e paharrueshme që jeton në kujtesën e Dardanisë së re. Kjo vizitë, përveç aspektit emocional e përkujtimor, u shndërrua edhe në një moment reflektimi dhe diskutimi mbi nevojat jetike të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Përvoja zvicerane si model për zhvillimin e Kosovës

Një nga temat kryesore të këtij takimi ishte mundësia e sjelljes së përvojës dhe standardeve zvicerane në fushën e kujdesit ndaj të moshuarve në Kosovë. Prof. Lipaj është drejtues i një prej qendrave më të avancuara për senioret në Andermatt të Zvicrës – një institucion shembull në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe demencës, me staf të specializuar, infrastrukturë moderne dhe qasje humane ndaj pacientëve.

Ai theksoi se një qendër e tillë është më se e domosdoshme edhe në Kosovë, ku popullsia e moshuar po rritet, ndërsa kapacitetet për t’u kujdesur në mënyrë dinjitoze për ta janë ende të kufizuara. “Kosova meriton të ketë institucione që ofrojnë trajtim me dinjitet për të moshuarit, njësoj si në Zvicër. Ne kemi njohurinë, kemi përvojën, kemi përkushtimin – na duhet vetëm vullneti dhe përkrahja për ta bërë realitet,” u shpreh Prof. Lipaj.

Në këtë drejtim, bashkëpunimi me profesionistë si Dr. Dergut Aliu, i cili udhëheq njërin prej spitaleve më të suksesshme të gjinekologjisë në Kosovë, është i një rëndësie të madhe. Ata ndajnë të njëjtin vizion: modernizimin e sistemit shëndetësor përmes iniciativave konkrete, standardeve të larta dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale.

Roli i mërgatës dhe domosdoshmëria e mbështetjes shtetërore

Ky takim është një kujtesë e fuqishme se mërgata shqiptare nuk është vetëm burim financiar për Kosovën, por edhe një thesar i paçmuar i dijeve dhe përvojës. Personalitete si Prof. Dr. Lipaj janë të gatshëm të kontribuojnë aktivisht në zhvillimin e vendit, duke sjellë praktika moderne e të suksesshme nga vendet ku kanë ndërtuar karrierat e tyre.

Mirëpo, për të realizuar projekte të tilla madhore, nevojitet edhe përkrahja e shtetit – në nivel institucional, ligjor dhe financiar. Vetëm atëherë iniciativat individuale mund të shndërrohen në projekte të qëndrueshme e transformuese për sistemin shëndetësor të vendit.

Një mëngjes frymëzues, një fillim i mbarë

Takimi i së shtunës mes dy profesionistëve të njohur ishte më shumë se një bisedë miqësore – ishte një takim me vizion, me ide dhe me besim se gjërat mund të ndryshojnë për të mirë. PhD Dashnim Hebibi, që përcolli nga afër këtë bashkëbisedim, u shpreh i entuziazmuar nga përkushtimi dhe vullneti i dy mjekëve për t’i dhënë Kosovës një shembull tjetër të suksesit.

Dita filloi mbarë – me një kafe mëngjesi mes miqsh, por mbi të gjitha mes profesionistësh që duan të bëjnë ndryshimin. Dhe siç thuhet, kur ka vullnet dhe dije, çdo gjë është e mundur.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh