4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Takim i rëndësishëm në Konsullatën e Kosovës në Cyrih – Fokus në gjithëpërfshirje dhe ruajtjen e identitetit kombëtar

Duhet ti lexosh

/ Përgaditi: Dashnim HEBIBI /   Zürich, 29 Prill 20025 Në fillim të kësaj jave, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih priti një takim të veçantë me pjesëmarrjen e shefit të misionit konsullor, z. Vigan Berisha, dhe koordinatorit të OJQ-së “Drejtoria për Inkluzion”, MSc. Shkëlzen Limani. Shefi i Konsullatës, z. Berisha, e mirëpriti ngrohtësisht z. Limani, i cili është një aktivist i njohur i shoqërisë civile, publicist dhe profesionist në fushën e aftësisë së kufizuar, si dhe autor i disa librave. Gjatë takimit u diskutua rëndësia e mbështetjes së projekteve që promovojnë gjithëpërfshirjen, mësimin në gjuhën shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë. Z. Limani shprehu mirënjohjen për përkrahjen institucionale të deritanishme, ndërsa z. Berisha ritheksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Konsullatës për të vazhduar bashkëpunimin me organizatat dhe individët që kontribuojnë në forcimin e lidhjeve të mërgatës me vendlindjen. SAM24.info
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit