3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Takim i Frytshëm mes Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore dhe Ambasadorit të Kosovës në Zvicër

Duhet ti lexosh

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, z. Visar Robelli, pati kënaqësinë të mirëpresë në Luzern Shkëlqesinë e tij, Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Mentor Latifi.

Ky takim shërbeu si një mundësi e vlefshme për të prezantuar historikun dhe rrugëtimin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare, projektet e tij në zhvillim, si dhe për të ndarë informacione mbi shoqërinë aksionare Union Invest AG, e themeluar nga anëtarët e rrjetit. Pas këtij takimi, z. Robelli kishte organizuar një agjendë vizitash te afaristët shqiptarë në Luzern, së bashku me Ambasadorin z. Latifi.

Gjatë ditës, u realizuan vizita në disa kompani anëtare, duke filluar me Anrotec GmbH, më pas BE Hair and Essentials, e drejtuar nga znj. Bernadina Berisha, dhe M+S BauTeam AG, ku nikoqirë ishin z. Vehbi dhe Florent Avdijaj. Këto takime ishin një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer ide dhe për të diskutuar mbi perspektivat e zhvillimit të bizneseve shqiptare, të cilat dita-ditës po konsolidohen si faktorë të rëndësishëm në tregun zviceran.

Për drekën, u kujdes anëtari i rrjetit, Kelley’s Restaurant në Emmen, me pronar z. Kelmend Shtufi, ku në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore u zhvilluan biseda të frytshme mbi bashkëpunimet e ardhshme.

Në emër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare, shprehim mirënjohjen tonë ndaj të gjitha kompanive për mikpritjen, si dhe falënderojmë Shkëlqesinë e tij, z. Latifi, për kohën dhe vëmendjen e tij ndaj komunitetit tonë afarist në Zvicër. Duht theksuar, se z.Visar Robelli është shumë i nderuar në komunitetin tonë në Zvicër dhe më gjerë, falë kontributit të tij jo vetëm si drejtues i një firme, apo Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, por edhe si atdhetar e bëmirës. Këto takime e respekte e dëshmojnë, se afaristët e moshave të reja, nuk do të shkëputen asnjëherë nga vendi i të parëve, sepse janë edukuar si është më së miri nga gjeneratat e para të mërgatës sonë, ose gjenerata e artë që nuk lanë asgjë anash për të mirën e atdheut.

helveticALforum

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit