Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, Gjermani, Austri, Francë dhe Itali, se me datë 20.12.2024, ( e shtune) të vijnë dhe të përkrahin bashkëkombasin tonë nga Lezha e Shqipërisë që do të ketë një meç boksi shumë të rëndësishëm, pra të boksierit kampion dhe vëllait tonë, Jurgen Uldedaj. Bëhet fjalë për një ndeshje boksi me shumë peshë dhe besoj se është një obligim patriotik, që në ambientet e “The Hall”, në Dübendorf të Zvicrës, të jenë sa më shumë shqiptarë të pranishëm në mbështetje të Jurgenit. Mirupafshim më 20 dhjetor!
Jurgeni jo rastësisht e ka zgjedhur Zvicrën, duke e ditur se ka bashkëkombas të shumtë dhe të ndaj fitoren me ata. Prandaj, ta përkrahim me datë 20.12.2024. Do të jetë një spektakël i veçant. Për informacione për të pasur një biletë, ju lutem kontaktoni në këtë numër të telefonit: 0782405000. Sa për sqarim, biletat janë në një vend të mirë në sallë, që të jemi sa më afër bashkëkombasit tonë. Presim fitore dhe do të jetë sigurisht një natë e madhe spektakli ku do të festojmë kuq e zi.
helveticALforum