2 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Syri i Kaltër mirëpret vizitorë edhe në vjeshtë

EKSKLUZIVE

Edhe në ditët e vjeshtës, Parku Natyror i “Syrit të Kaltër” vijon të jetë një nga destinacionet më të vizituar në jug të vendit. Bukuria e ujit kristal, gjelbërimi përreth dhe qetësia që ofron natyra, tërheqin dhjetëra vizitorë vendas e të huaj çdo ditë.

Edhe pse temperaturat kanë rënë, turistët nuk hezitojnë të shijojnë shëtitjet përgjatë rrugicave të parkut dhe  të bëjnë foto pranë burimit magjik. Shumë prej tyre e cilësojnë Syrin e Kaltër si “një mrekulli të natyrës që nuk humbet bukurinë në asnjë stinë të vitit.

E kam parë shumë herë në foto, por nga afër është diçka krejt ndryshe. Uji është aq i pastër dhe ngjyrat ndryshojnë sipas dritës, sa duket sikur po sheh një pikturë. Është një vend që të qetëson dhe të bën ta duash natyrën edhe më shumë”, u shpreh një turiste.

- Reklama -

Kam udhëtuar në shumë vende të botës, por Syri i Kaltër është ndër më mbresëlënësit. Kombinimi i ujit të ftohtë kristal, pyjeve përreth dhe paqes që ndjen këtu është i rrallë. Është një vend që të mbetet gjatë në kujtesë”, tha një turist tjetër.

Në mesin e vizitorëve ka nga ata  që rikthehen çdo vit. Për ta, “Syri i Kaltër” është simbol i mrekullive që ofron Shqipëria

Këtë park e vizitoj çdo vit, që nga hera e parë kur e pashë rastësisht gjatë një udhëtimi familjar. Çdo herë ndjej të njëjtën mrekulli, sikur po e zbuloj për herë të parë. Edhe tani në vjeshtë, ka një bukuri të veçantë që më bën të rikthehem përsëri”, theksoi një turiste tjetër.

- Advertisement -

Vëmendja ndaj mirëmbajtjes dhe ruajtjes së ekosistemit të parkut është thelbësore, në mënyrë që “Syri i Kaltër” të mbetet një destinacion i pastër dhe i gjallë për brezat që vijnë. Vjeshta i ka dhënë parkut një ngjyrë të veçantë, duke e bërë edhe më magjepsës për çdo vizitor./B. Pëllumbi, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme