3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Spiropali: Specialja po injoron institucionet sovrane të shtetit të Kosovës

Duhet ti lexosh

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali gjatë akademisë përkujtimore për Haxhi Thaçin, ka komentuar mos lejimin nga Gjykata Speciale ardhjen e ish-presidentit Hashim Thaçi për varrimin e babait të ndjerë.

“Nuk i bën nder askujt përveç armiqve të lirisë fakti që Hashim Thaçi dhe udhëheqësit kryesor të UÇK-së janë në shtatë penxhere në Hagë. Si viktima të një drejtësie që po bëhet përherë e më tepër iluzion dhe po shkelmon vlerat, parimet dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe injoron e margjinalizon institucionet sovrane të shtetit të lirë të Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo e ka cilësuar si të amoralshme dhe false Gjykatën Speciale në Hagë.

“Gjykata Speciale i vuri vulën amoralitetit dhe falsitetit të vet, me ndalimin  të burgosurit padrejtësisht dhe kundra ligjërisht, Hashim Thaçit për t’i dhënë lamtumirën babës së vet”, ka thënë ajo, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit