HelveticAlForum ka mësuar se aktori, njëherit presidenti i shkollës së aktrimit IFTP me qendër të Zvicër, z. Adem Kicaj, këto ditë po qëndron në Kosovë dhe dje, i shoqëruar nga studenti i IFTP-së, z. Shpejtim Pasjaqa, ishte në një takim në punëtorinë e skulptorit të njohur, z. Agon Qosja.
Puna për të përgatitur bustin e aktorit të njohur me famë botërore, Aleksandër Moisiu, ka filluar dhe buceta, tashmë, është përgatitur. Kjo bucetë do të dorëzohet te kryetari i Komunës së Morcotes dhe pastaj do të vazhdohet puna drejt finalizimit. Sipas z. Kicaj dhe stafit inicues të projekti për „Jetësimin e Moisiut“, viti 2025 do të jetë vit i Aleksandër Moisiut.
Siç dihet, pas 90 viteve, po jetësohet me një bust në Zvicër në këtë shtet që e deshi shumë dhe e kishte lënë amanet të pushojë përjetësisht, në këtë shtet ku sot, jetojnë rreth 400.000 shqiptarë. Z. Kicaj duket të jetë shumë i emocionuar për këtë arritje. Gjatë ditëve në vazhdim do të ketë edhe disa takime të tjera.
helveticALforum.ch