Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Shqiptari i lartësuar dhe përgjegjësia e brezit që duhet të zgjohet!

by administrator
21:53 17/04/25
in Atdheu në objektiv
Shqiptari i lartësuar dhe përgjegjësia e brezit që duhet të zgjohet!
0
SHARES
4
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga Arian Galdini, Tiranë /

 

Në orët e ndritshme e të trazuara të historisë njerëzore, gjithmonë ka pasur popuj që kanë zgjedhur të heshtin dhe popuj që kanë guxuar të flasin.

Popuj që janë shuar në pritje dhe popuj që janë përjetësuar në marshim.

Sot, ne shqiptarët jemi përballë këtij ndarësi të heshtur mes mbetjes dhe lartësimit.

Në një botë që s’po gjen më kuptim mes termave paqe e luftë, stabilitet e tension, siguri e panik, kemi një përgjegjësi që nuk mund ta shmangim, të marrim fatin në duart tona dhe ta lartësojmë veten e kombin tonë përmes një vetëdije të re.

Kjo vetëdije është Neoshqiptarizmi, një frymë, një akt, një zgjim që nuk vjen nga nostalgjia, por nga nevoja e thellë për t’iu përgjigjur me nder dhe dije thirrjes së kohës.

Në thelbin e saj qëndron Dalezotësia, si përfaqësimi më i kulluar i shpirtit shqiptar që nuk pret shpëtim nga askush, por bëhet vetë shpëtim për veten dhe për të tjerët.

Në këtë kohë të një bote që tronditet çdo ditë nga krizat dhe risemantizimet e fuqisë, detyra e brezit tonë nuk është më e vogël se ajo që patën rilindësit tanë.

Por ne nuk kemi më përpara një Perandori Osmane apo një Mbretëri apo një Diktaturë.

Ne kemi përballë një botë të çakorduar, ku termat janë humbur, identitetet janë rrëmuar dhe ideologjitë janë tretur në pazare dhe algoritme.

Në këtë botë që po riformësohet përmes tarifave globale, shantazheve diplomatike, paqes që negociohet si mall, luftrave që fshihen pas retorikave humanitare, narrativave të kontrolluara, klimës së pasigurisë teknologjike dhe riciklimit të simulakrave politike, shqiptarët nuk kanë më luksin të jenë të shpërndarë e të përçarë.

Bashkimi Kombëtar nuk është më një aspiratë romantike.

Është domosdoshmëri e mbijetesës kombëtare, e integritetit njerëzor, e dinjitetit historik.

Të mos jemi bashkë është një rrezik.

Të jemi bashkë është shpëtim, është vizion, është liri që nuk vjen nga përjashtimi i tjetrit, por nga bashkimi me vetveten.

Ç’do të thotë të jesh shqiptar i lartësuar në këtë epokë të turbullt?

Do të thotë të mos biesh pre e nostalgjisë së verbër, as e modës ideologjike.

Do të thotë të mos i bindesh më politikave që imitojnë për të ekzistuar.

Të mos bëhesh më spektator në sofrën e gjeopolitikës.

Të mos jesh më numër statistikash apo fushatash.

Të jesh fjalë e fortë dhe e bukur në dialogun e kombeve.

Siç thoshte Camus, “Në kohë të shthurura, detyra e njeriut është të mos bëhet vetë shthurje.”

Dhe siç do thoshte Giorgio Agamben, detyra e njeriut është të “jetojë si dëshmi”, pra të dëshmojë me qenien e vet se ekziston një mënyrë më fisnike për të qenë njeri.

Kjo është detyra jonë, të dëshmojmë se ekziston një mënyrë më fisnike për të qenë shqiptar.

Ndaj Neoshqiptarizmi nuk është një teori. Është një akt.

Është një akt vetëdijeje.

Një akt emancipimi nga ndarjet politike artificiale.

Një akt çlirimi nga imitim-kombëtarizmi i importuar, që u shërben më shumë ideve të huaja sesa bashkimit tonë të brendshëm.

Dhe Dalezotësia është arma më e pastër që kemi.

Ajo që nuk vret, por zgjon.

Që nuk shkatërron, por ndërton.

Që nuk ngre kulla mbi kufoma, por ura mes brezash.

Shqiptari i Lartësuar nuk urren askënd.

Ai nuk kërkon të dominojë asnjë.

Por nuk lejon më të përçahet, të përdhoset, të harrohet.

Ai nuk vjen në jetë për të parë të tjerët të bëjnë për të, por për të lënë një gjurmë që bën të tjerët të ringrihen.

Ai e sheh kombin si epope e përbashkët, jo si çiflig të askujt.

Sot, kur bota është në riformatim, kombi shqiptar nuk mund të jetë në heshtje.

Sepse nëse nuk flasim tani me zë të pastër, do të na flasin të tjerët me zë të interesit të tyre.

Nëse nuk ndërtojmë tani një arkitekturë të bashkimit tonë, nesër do na ndërtojnë geto identitare, ku do të harrojmë kush jemi.

Në këtë orë, historia nuk kërkon vetëm kritikë.

Kërkon krijim.

Nuk kërkon vetëm rezistencë.

Kërkon vizion.

Nuk kërkon vetëm pasion.

Kërkon ndërtim.

Dhe ne jemi brezi që duhet të bëjë këtë ndërtim të ri të shpirtit shqiptar.

Sepse po nuk e ndërtuam vetë Shqipërinë që duam, do jetojmë gjithë jetën në Shqipërinë që na kanë ndërtuar të tjerët.

Kjo nuk është thirrje për luftë.

Është thirrje për nder.

Është një thirrje që e nis me paqe në shpirt dhe me dije në mendje.

Sepse vetëdija është liria e parë e një kombi.

Neoshqiptarizmi është projekti i vetëm që i jep shqiptarëve lartësinë pa e humbur rrënjën.

Ai nuk është kundër askujt.

Ai është me shqiptarët, për njerëzimin, në paqe me botën, por në përkushtim ndaj të vërtetës sonë.

Dhe e vërteta është kjo:

Koha jonë ka ardhur.

Koha për Dalezotësi.

Koha për Shqiptarin e Lartësuar.

Koha për të mos heshtur më.

Koha për të ndërtuar kombin që fëmijët tanë do ta quajnë shtëpi, jo rastësi.

Nëse jemi ende gjallë si komb, është sepse kemi diçka për të thënë.

Tani është koha ta themi.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh