POSTIMET E FUNDIT

Shqiptarët e Luganos nuk ia dalin në Slloveni

Skuadra sllovene Celje para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 1:0 Luganon, në takimin e parë të tetës së finales së Conference League.

Portieri i kombëtares së Kosovës, Amir Shaipi, u paraqit nga minuta e parë së bashku me futbollistin Albian Hajdari, duke dhënë kontribut për Luganon.

Futbollisti Svetlin shënoi në minutën e 23-të për vendasit.

Hajdari është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 16-të.

Në minutën e 90-të Papadopoulos i Luganos u përjashtua direkt me karton të kuq./K.Goca

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB