Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë, uron politika

by administrator
09:57 28/11/24
in Atdheu në objektiv
FLAMURIT TË ATDHEUT
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kreu i qeverisë ka uruar nëpërmjet një video të publikuar në Facebook, me jehonën e këngës “Për ty Atdhe”.

“Mirëmëngjesi dhe me jehonën e këngës “Për ty, Atdhe”, nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi “Skënderbej” në Tiranë, ju uroj Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, uron Rama.

Veliaj: Le ta duam më shumë vendin tonë

Urime për Ditën e Pavarësisë ka përcjellë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! 112 vite krenari, 112 vite histori, 112 vite që ky flamur kuq e zi valëvitet si dëshmi e shpirtit të lirë të një kombi të pathyeshëm. Le ta duam më shumë vendin tonë, ashtu si na e kanë lënë për ta bërë çdo ditë më të bukur, më të fortë dhe më të bashkuar”, uron Veliaj.

Kurti: “Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, në këtë ditë të shënuar, Kurti ka ndarë pamje nga projekti i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot. Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari.Gëzuar 28 Nëntori!“, shkruan Kurti.

Basha: 28 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohje të thellë kombëtare dhe gëzimi

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët për Ditën e Pavarësisë. “28 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohje të thellë kombëtare dhe gëzimi, ashtu sikurse është edhe një moment reflektimi për përgjegjësitë që kemi përpara”, thekson Basha nw urimin e tij.

“Urime 28 Nëntorin, datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Prej ngritjes së dykrenares së Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë, te Shpallja e Pavarësisë nga Ismail Bej Vlora në Vlorë e deri te ditëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit në Prekaz, janë pazgjidhshmërisht të lidhura me këtë datë.28 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohje të thellë kombëtare dhe gëzimi, ashtu sikurse është edhe një moment reflektimi për përgjegjësitë që kemi përpara.Nderim përjetë dhe lavdi të gjithë atyre që u flijuan për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar!”, uron Basha.

Meta: Kremtimi i 112-vjetorit të Pavarësisë na fton të bashkohemi në mbrojtje të idealit të Lirisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë urime për Ditën e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta fton të gjithë shqiptarët të bashkohen në mbrojtje të idealit të Lirisë, vlerave, identitetit dhe çështjes kombëtare, të Sovranitetit dhe integritetit territorial.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!  Urime të gjithë shqiptarëve kudo janë 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit! Kremtimi i 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë na fton të gjithëve të bashkohemi në mbrojtje të idealit të Lirisë, vlerave, identitetit dhe çështjes kombëtare, të Sovranitetit dhe integritetit territorial kundër çdo pushtuesi dhe kolonizatori të vjetër apo të ri, në mënyrë që Flamuri Kuqezi me shqiponjën dykrenare, simboli ynë i shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i pacënuar, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat dhe bijtë më të mirë të kombit.

Të dëshmojmë vendosmërinë e palëkundur, mençurinë dhe patriotizmin më të lartë për mbrojtjen e këtyre idealeve e vlerave, si dhe në përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar!Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që ata ndodhen!”, uron Meta.

Në këtë 28 Nëntor, Shqipëria është veshur “kuq e zi”, ndërsa një sërë veprimtarish festive janë organizuar në çdo qytet, me flamurin shqiptar që ka “pushtuar” gjithë vendin. Dita e Pavarësisë festohet çdo 28 Nëntor si festë në diasporën shqiptare./rtsh.al/

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh