Në këtë ditë të shenjtë dhe të bekuar për besimtarët katolikë, Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Gossau të kantonit St. Gallen përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët e besimit katolik, kudo që ndodhen. Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen, shpresën dhe dritën – një moment i rëndësishëm reflektimi dhe ripërtëritjeje shpirtërore për të gjithë ne.
Kryesia dhe anëtarët e shoqatës theksojnë se pavarësisht fesë, bindjeve apo vendit nga vijmë, ajo që na bashkon është përkatësia jonë kombëtare – gjuha, gjaku dhe flamuri kuq e zi me shqiponjën në mes.
Urime të veçanta drejtohen për mërgimtarët që në këto ditë kanë zgjedhur të pushojnë me familjet e tyre. Ju urojmë pushime të mbara, me paqe dhe dashuri, duke shpresuar që gjithmonë të qëndrojmë të lidhur fort me njëri-tjetrin dhe me rrënjët tona.
Në këtë ditë të shënuar, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje dëshmorët e kombit, invalidët e luftës dhe familjet e tyre, që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve. Lavdia e tyre do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.
Nuk ka kush që na ndan – ishim, jemi dhe do të mbetemi një për jetë të jetëve.
Gëzuar Pashkët për ju dhe familjet tuaja!
Me respekt,
PhD. Dashnim Hebibi
Kryetar i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”
Zürich, prill 2025