POSTIMET E FUNDIT

Shkëndija fiton derbin e madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore të madhe në derbin e madh të Maqedoniës së Veriut, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Shkupit.

Derbi i madh mes skuadrave shqiptare, që solli emocione mes tifozëve.

Një Shkëndijë që ka treguar fuqinë e liderit dhe ka arritur tre pikë me peshë të madhe. Futbollisti Adenis Shala realizoi në minutën e 4-të e Besart Ibraimi në atë të 62-tën.

Shkupi vazhdon krizën e rezultateve, humbja e pestë rresht, ndërsa Shkëndija është në maje të renditjes. Pas javës së 16-të, Shkëndija kryeson me 33 pikë e  Shkupi është në vend të shtatë me 16 pikë./K.Goca

 

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB