Në vitin 2024, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkëmbyer mallra me vlerë 270 milionë euro. Shifra tregon se lidhjet tregtare përtej kontinentit, janë forcuar gjatë dekadeve të fundit.
Nëse kthehemi pas në kohë, shkëmbimet vlerësoheshin në rreth 40 mln euro në vitin 2004 dhe 150 mln euro në vitin 2014.
Dyfishimi i shkëmbimve në 10 vite është nxitur nga importet, ku SHBA sjell 3-fishin e mallit në vlerë monetare, më së shumti në formën e makinerive, pjesëve të këmbimit, ushqimeve, mineraleve dhe lëndëve kimike. Ndërkohë, Shqipërië eksporton kryesisht materiale ndërtimi, metale dhe ushqime.
Lidhjet e ngushta në politikën e jashtme, kanë ndikuar edhe në zgjerimin e investimeve, , veçanërisht në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës. Në vite stoku i tyre është rritur në mënyrë progresive nga 293 mln euro në 2014-ën në 1.2 mld euro në vitin 2024. Biznesi amerikan në Shqipëri është i konsoliduar dhe përfaqësohet e mbrohet nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Kjo e fundit numëron 260 anëtarë aktivë, të cilët gjenerojnë një qarkullim vjetor prej gati 25 për qind të PBB-së së vendit dhe kanë të punësuar 40,000 individë, njofton euronewsal.