Për lexuesit tanë, SHKA „Shkëndija“ me qendrën e saj në Zagreb, na ka njoftuar, se kanë pasur një ngjarje të rëndësishme kulturore. Për detaje të tjera, mund të lexoni;
Shoqata Kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” pati nderin të performoj në hapjen zyrtare të Qendrës kulturore Shqiptare në Novigrad, pra sot e shtunë, më 23 nëntor 2024. Nëpërmjet këngëve dhe valleve, përcollëm një pjesë të traditës, kulturës dhe zakoneve të pasura shqiptare, duke gëzuar të pranishmit dhe duke festuar së bashku trashëgiminë tonë të përbashkët.
Jemi veçanërisht krenarë që gjatë vitit të kaluar, me një punë të përkushtuar, kemi arritur të ringjallim ansamblin tonë dhe t’i kthejmë shkëlqimin që meriton.
Falenderojmë sinqerisht nikoqirët tanë për pritjen e tyre të ngrohtë dhe i urojmë për hapjen e kësaj qendre të rëndësishme. I urojmë shumë suksese në punën e tyre të ardhshme për ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në Kroaci.
helveticALforum.ch