Nga Ph.D. Dashnim Hebibi
Një mirënjohje, një gotë ujë, një falenderim për mërgimtarin, që përveç mallit për atdhe, ai kurrë nuk u ndal së kontribuari për tokat shqiptare. Mirënjohjet që i ka ndarë, disa për kontribut në bëmirësi, paqe dhe në çështjen kombëtare.
Shkëlqësia e Tij, z. Rexhep Demiri, Ambasador i Maqedonisë Veriore në Bern ka bërë që diaspora të ndjehet mirënjohëse, sepse dikush po e falenderon për kontributin edhe pse ajo s’e ka bërë për mirënjohje. Po shpresojmë se ky model mirënjohjeje do të përdoret edhe nga të tjerët.