2 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, viziton shkollën shqipe në St.Gallen

EKSKLUZIVE

Nga Dashnim HEBIBI

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, sot dha frymëzim dhe mbështetje edhe për Shkollën Plotësuese Shqipe në St. Gallen.

Me këtë rast, ai u shpreh:

- Reklama -

“Kishim kënaqësinë e veçantë që me rastin e hapjes së klasës së re të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në St. Gallen realizuam një vizitë, gjatë së cilës shpërndamë tekstet e nevojshme për zhvillimin e mësimit.

Gjatë kësaj vizite patëm rastin të takojmë mësuesen, znj. Afërdita Canaj Maliqi, si dhe disa nga prindërit e nxënësve, të cilët shprehën mbështetjen dhe përkushtimin e tyre për këtë nismë të rëndësishme.

Përmes këtyre klasave, fëmijët tanë do të kenë mundësi të mësojnë dhe të ruajnë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.”

- Advertisement -

Kjo vizitë dhe ky angazhim janë një dëshmi e rëndësisë që institucioni shtetëror i Republikës së Kosovës në Zvicër i kushton edukimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar tek gjeneratat e reja të diasporës.

SAM24.info

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme