helveticALforum ka mësuar se, Shefi i Misionit Konsullor në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, priti aktorin e mirënjohur, z.Gani Veseli nga Presheva.
Z.Berisha në lidhje me këtë takim shkruan në profilin e tij në FB;
Takimi me Gani Veselin, aktor dhe producent nga Presheva, ishte nder i veçantë. Pavarësisht vendimit të një gjykate të Vranjës për ndalimin e filmit të tij “I pabesi” dhe presionit për heqjen e simbolit të Kosovës nga filmat e tij, Veseli asnjëherë nuk hoqi dorë. Ai mbetet një zë i çmuar për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar!”. Z.Gani Veseli ishte edhe drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë dhe është i njohur për punën e tij të madh që ka bërë e që po bënë e pa e lëshuar Preshevën.
helveticALforum