Nga: Dashnim HEBIBI
Arbon, 21 qershor 2025 – Në një kohë kur sfidat e mërgatës janë të shumta dhe kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm institucional, shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, po dëshmon se angazhimi ndaj diasporës nuk njeh orar. Me përkushtim të jashtëzakonshëm, ai mbetet çdo ditë pranë komunitetit shqiptar në Zvicër, edhe përtej orarit zyrtar, duke i kushtuar fundjavat takimeve e aktiviteteve me mërgatën, për ta mbështetur dhe për t’i treguar se shteti i Kosovës e vlerëson thellësisht kontributin e saj për të mirën e vendit.

Z. Berisha, në një nga këto angazhime të fundjavës, deklaroi:
“Kënaqësi e veçantë të marrim pjesë në Festën Ndërkombëtare të Kulturës në Arbon!
Së bashku me Drejtorin e Departamentit të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Elis Badalli, me z. Islam Sadikin, organizator nga Komuna Arbon, dhe Ansamblin ‘Sharri’, patëm kënaqësinë të marrim pjesë në këtë festë të jashtëzakonshme kulturore, ku morën pjesë kombe të shumta.
Mirënjohje për organizatorët dhe të gjithë komunitetin tonë që ruan dhe promovon traditat dhe kulturën shqiptare kudo në mërgatë!”

Ky angazhim i palodhshëm i z. Berisha është shembull i qasjes së re institucionale ndaj diasporës: një qasje e bazuar në afërsi, vlerësim dhe përfaqësim të denjë.
SAM24.info