3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih me një urim për 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Duhet ti lexosh

/ Të dashur bashkatdhetarë,

Sot, Republika e Kosovës shënon 17 vjet shtetësie, një arritje historike e mundur falë sakrificës së brezave të tëra, të cilët dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në këtë përvjetor, i shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme dhe nderimin më të thellë për dëshmorët e kombit, invalidët, veteranët e luftës, ish-të burgosurit politikë dhe të gjitha kategoritë që kontribuuan në çlirimin e Kosovës dhe në formimin e shtetit tonë të pavarur.

Sakrificat dhe angazhimi i tyre na ka bërë që sot ne të gëzojmë lirinë dhe të drejtat tona si një shtet i pavarur dhe sovran.

Një mirënjohje të veçantë i dedikojmë mërgatës sonë, e cila ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në ndihmën dhe mbështetjen për shtetndërtimin e Kosovës. Me përkushtimin e saj, kontributin financiar, kulturore dhe në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare, mërgata ka qenë një faktor i rëndësishëm për suksesin e Kosovës. Ata kanë mbështetur në çdo hap të këtij procesi dhe vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë.

Gëzuar!

Vigan Berisha Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit