Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Sporti

Shaqirit i rikthehet shkëlqimi në Basel, pas ngecjes së karrierës në MLS

by administrator
23:57 18/04/25
in Sporti
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zviceran, 5 prej tyre nga Kosova
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook
Rilindja e Xherdan Shaqirit pas largimit nga Chicago Fire dhe rikthimit te Basel këtë sezon – si dhe golat e tij me bollëk në pranverë – kanë bërë që skuadra zvicerane të marshojë drejt titullit të parë në ligën elitare zvicerane pas tetë vjetësh. Statusi i Shaqirit si lojtar kyç në klubin e tij të qytetit ku është rritur – të cilin e kishte lënë në vitin 2012 për t’iu bashkuar gjigantit gjerman Bayern Munich u bë i qartë me dy gola mbresëlënës fundjavën e kaluar në fitoren 4:0 ndaj rivalit tradicional, Zurich. “Shikoni rezultatin, nuk ka nevojë për fjalë të tjera”, tha kapiteni 33-vjeçar për fitoren që i ndihmoi Baselit ta sigurojë një epërsi prej gjashtë pikësh në një garë të ngushtë me gjashtë ekipe. Me të majtën e tij të famshme, Shaqiri e goditi topin fort duke e dërguar në një hapësirë të ngushtë mes shtyllës pingule dhe traversës, dhe në fund në rrjetën e portës. Ai pastaj e shënoi golin e dytë nga gjuajtja e lirë. Tani, me 13 gola, Shaqiri është golashënuesi më i mirë në Superligën zvicerane, që është rekord personal, si dhe ka 14 asistime në vetëm 28 ndeshje. Nëse e shënon një gol kur Baseli ta mirëpret skuadrën Yverdon të hënën, Shaqiri do ta barazojë numrin e golave që kishte shënuar gjatë dy vjetëve e gjysmë në MLS me Chicago Fire. Chicago përfundoi me bilanc negativ në secilin nga tri sezonet e Shaqirit atje dhe nuk ka arritur të kualifikohet në fazën play-off që nga viti 2017 – po atë vit kur përfundoi edhe seria e Baselit si kampion i tetëfishtë radhazi në Zvicër. Ajo seri nisi në sezonin debutues të Shaqirit, 2009-2010, i cili përfundoi me pjesëmarrjen e tij të parë në një Kupë Bote, si një talent 18-vjeçar. Ai nuk shënoi gol në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut, por e bëri këtë në tre Botërorët pasues, si dhe në tri Kampionate Evropiane nga viti 2016 deri në vitin 2024. Një gol të paparë ndaj Skocisë në qershorin e kaluar Shaqiri e shënoi në ndeshjen e vetme ku ai luajti titullar në pesë ndeshje në Euro 2024, pasi e kishte humbur vendin e padiskutueshëm në një Zvicër shumë mbresëlënëse, që u eliminua në çerekfinale nga Anglia, pas penalltive. Shaqiri realizoi penalltinë e tij, pasi hyri në lojë si zëvendësues në kohën shtesë, në atë që ishte paraqitja e tij e fundit me përfaqësuesen në ndeshjen e tij të 125-të. Ai u pensionua nga kombëtarja pas turneut dhe, një muaj më vonë, u pajtua ta prishë kontratën me Chicago Fire, në një vendim që klubi e përshkroi si “në interesin më të mirë të të gjitha palëve”. Shaqiri – i lindur në Kosovë u rikthye menjëherë te Basel, klub me të cilin kishte nisur karrierën në moshën 8-vjeçare dhe me të cilin kishte fituar ligën zvicerane në secilin prej tri sezoneve të tij të para. Pas largimit nga Basel për herë të parë, kur u zëvendësua nga një Mohamed Salah i ri, Shaqiri e fitoi një medalje të Ligës së Kampionëve me Bayernin në sezonin e parë. Ai fitoi një tjetër në vitin 2019 me Liverpoolin – si shok skuadre i Salahut – edhe pse nuk luajti në asnjërën finale. Baseli ka luajtur për herë të fundit në Ligën e Kampionëve në vitin 2018 dhe do të marrë pjesë në rundet kualifikuese në gusht, nëse ekipi i Shaqirit arrin ta ruajë epërsinë prej gjashtë pikëve ndaj Servette kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje. Pa barrën e udhëtimeve të gjata nga Shtetet e Bashkuara për të luajtur për kombëtaren, Shaqiri e ka menaxhuar më mirë gjendjen fizike përgjatë këtij sezoni zviceran, i cili do të përfundojë me ndarjen e ligës në një grup kampionati mes gjysmës së sipërme të 12 ekipeve. “Ne po e vendosim ritmin”, tha Shaqiri duke folur për një seri prej katër fitoresh ku ka shënuar katër gola. “Të shohim çfarë do të bëjnë të tjerët”, përfundoi ai./REL
Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh