
Nga Sherife Ejupi – Zeqiri
S’më tremb as nata, e as stuhia,
As rruga që përpjetë ngjitet.
Në zemrën time reh liria,
E shpirti im me dritë ndizet.
Fjalët e botës ? Erë kalimtare.
Kohët e vështira ? Një provim.
Nga hiri zgjohem, si feniks zjarrtare,
Dhe sërish ngrihem- unë vetë jam trime.
Nuk pres duartrokitje, as lavdi,
Se guximi rron brenda, e jo në sy.
Në çdo rënje gjej fuqi,
Në çdo humbje, lind një “unë” i ri.
Prandaj, kur bota më thotë ” ndalu “
Unë qesh, dhe ec më tutje prapë,
Se zemra ime s’ka mësuar ” humbje “,
Por vetëm ” ngrihu “, “beso” dhe ” kap”!