1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

“Samiti i Europës në Tiranë sukses i jashtëzakonshëm”, Rama: Gati për Samitin e NATO

Duhet ti lexosh

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer rubrikës “Sy më Sy” ku i përgjigjet ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Rama e cilësoi Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që u zhvillua në 16 maj në Tiranë si një arritje të jashtëzakonshme, ndërsa theksoi se vendi ka nisur përgatitjet për Samitin e NATO. “Samiti i Komunitetit Politik Evropian ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, fantastik do thosha pa bërë asnjë ekzagjerim, jehona e të cilit në korridoret e politikës evropiane vazhdon. Ndërkohë kemi nisur punën për Samitin e NATO-s. Në dukje ka kohë por në fakt kjo është mënyra se si punohet për samitet e NATO, fillon puna dy vjet përpara. Pasi ka ardhur grupi i inspektimit nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë të gjitha opsionet dhe për të inventarizuar të gjitha kushtet dhe mundësitë e infrastrukturës së mikpritjes dhe logjistikës”, tha Rama./EU

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit