Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

SAHIT MUJA: „Kemi mbështetje maksimale nga Qeveria Amerikane“

by administrator
00:25 06/11/24
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
SAHIT MUJA: „Kemi mbështetje maksimale nga Qeveria Amerikane“
0
SHARES
357
VIEWS
Share on Facebook

„Në të gjitha kompanitë tona kemi 2200 punëtorë, pa llogaritur efektin e punësimit ku investojmë. Sot që po u përgjigjem pyetjeve tuaja, po flisja me miq në Amerikë për shqiptarët në Luginë, për diskriminimin që u bëhet, dhunën psikike, mungesën e investimeve. Po informoj kongresmenë, senatorë për të bërë një politikë të re në Ballkan, ku theksi im është në Luginë e viset jashtë kufinjve të Shqipërise dhe Kosovës“, na tha ndër të tjera z.Muja.

INTERVISTË EKSKLUZIVE

Nuk mundemi me pak fjalë të bëjmë një hyrje për këtë intervistë ekskluzive me një atdhetarë e njëkohësisht një afarist i mirënjohur. Ai flet me vepra konkrete, prandaj edhe njihet si fjalë pak. Shqipërinë e viziton shumë shpesh. Mundohet të bëjë të pamundurën që ta shoh Shqipërinë mirë e më mirë. Ai nuk i dallon vëllezërit e një gjuhe e kombi se është nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Lugina e Preshevës apo Krahina e Mollës së Kuqe, Mali i Zi, Çamëria, ai thot gjithmonë, se jemi një e të ndarë padrejtësisht. Pata rastin ta takoj vitin e kaluar në Zvicër. Modest. Shumë i sjellshëm. I kërkova në emër të stafit tonë një intervistë edhe pse e kuptoj se është shumë i zënë, por për respekt, pas pak orësh më dha përgjigjet e intervistës, ku na uroi edhe shumë suksese dhe përshëndeti të gjithë lexuesit tanë kudo që janë ata. Po e ndajmë këtë intervistë me Ju të dashur lexues.

Përshëndetje i dashur z. Muja! 

Ju falenderojmë për kohën që do ta kushtoni për të ralizuar këtë intervistë!  Jetoni e veproni në ShBA e herë pas here edhe në Shqipëri. Na thoni, ju lutem, kur keni shkuar në ShBA? 

Për herë të parë kam shkuar në 1992.

Jeni afarist dhe një atdhetar i njohur. Kohëve të fundit po ju shohim shpesh në Shqipëri. A është një shenjë se z. Muja do t’i kthehet atdheut edhe fizikisht, se shpirtërisht e dimë?

Po, vij në Shqipëri shumë shpesh. Më duket gjithnjë shqipja në fole të vet. Kam disa projekte, ku investoj në disa industri.

Kontributi juaj është i madh në të mirë të atdheut. Si e shihni Shqipërinë me syrin e mërgimtarit? 

Jam munduar të kontribuoj gjithë jetën në shumë aspekte. Shqipëria është një ndër vendet më të pasura të botës, nga Jugu në Veri. Të gjitha llojet e mineraleve, ka gaz natyror, naftë, energji të gjelbër, pasuri përrallore në ujra të pishëm, Alpe mahnitëse. lumenj, liqene, tokë pjellore, biodiversitet. Shqipëria është një diamant i papërpunuar. Kemi vend për përmirësim në politikë, por kemi bërë shumë progres.

Sipas jush, çka do të duhej të bëhej sa më shpejt të jetë e mundur? 

Vendosja e shtetit të pavarur ligjor. Themeli i demokracisë është ligji.

Aktiviteti juaj afarist është i njohur, sepse shumë produkte nga Shqipëria i përcillni në ShBA. Si po priten në ShBA? 

Unë investoj në minerale të ndryshme, metale të rralla. Jemi shumë të vlerësuar në Amerikë me produktet që dërgojmë atje, të cilat kanë rëndësi të madhe për sigurinë kombëtare. Kemi mbështetje maksimale nga Qeveria Amerikane.

Sa punëtorë i keni në Shqipëri dhe sa në ShBA? 

Gjithsej në të gjitha kompanitë tona kemi 2200 punëtorë, pa llogaritur efektin e punësimit ku investojmë.

ShBA i kaloi sot zgjedhjet. Si e shihni të ardhmen e ShBA-së? 

E ndjekim me vëmendje politikën këtu. Amerika është një vend shumë i fortë në çdo drejtim. E ardhmja do të jetë edhe më e mirë. Ka një revolucion teknologjik, IA, inovacione në çdo fushë, para të akumuluara që të financohen këto projekte.

Keni edhe miq nga Kosova. Po situata politike dhe ekonomike, sipas jush, si është? 

Unë, Kosovën e kam pikën më të dobët. Ne, tropojanët, e quajmë veten Malësi e Gjakovës. Jam shumë i lidhur me Kosovën. E dua shumë. E dua  popullin. Është zemra e Shqiptarisë. Kur jam andej, jetoj më shumë në Kosovë, se në Shqipëri. Kur zbres në aeroportin ‘Adem Jashari’ , më bëhet zemra mal, më rrënqethet trupi.  Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në siguri, ligj, është rindërtuar, ka zgjedhje model në rajon. Politika është jo në nivelin e popullsisë, as ekonomia nuk është mirë. Duhet një vizjon i ri ekonomik, duhet një qasje tjetër.

A po na mungon uniteti mes shqiptarëve? 

Po mungon për interesat e mëdha kombëtare. Politikanët janë përçarësit kryesorë, fajtorët që paguhen nga djersa jonë.

Keni njohuri të madhe për të gjitha trevat shqiptare. Pajtoheni edhe ju se gjendja më e rëndë e shqiptarëve është në Luginë të Preshevës? 

Po, e vërtetë. Në fakt, sot që po u përgjigjem pyetjeve tuaja, po flisja me miq në Amerikë për shqiptarët në Luginë, për diskriminimin që u bëhet, dhunën psikike, mungesën e investimeve. Po informoj kongresmenë, senatorë për të bërë një politikë të re në Ballkan, ku theksi im është në Luginë e viset jashtë kufinjve të Shqipërise dhe Kosovës.

Bashkëpunoni edhe me Rrjetin e Biznesmenëve Shqiptarë në Zvicrën Qendrore në Zvicër. Keni kontakte të shpeshta me z. Florim Useini dhe Visar Robelli? 

Po, jam shumë i lumtur me punën që bëjnë. Një rol model për të tjerët e diasporës. Shqiptarët në Zvicër janë ajka e kombit, krenari e Shqiptarisë. Sa herë kaloj, shikoj rreth e rrotull të shoh rininë shqiptare aty. Djem e vajza të mrekullueshme.

Ku do të duhej të përqendrohemi më shumë ne, si mërgimtarë, për të ardhmen tonë, sidomos për gjeneratat e reja? 

Unë, gjithnjë këshilloj të përqendrohemi te vlerat familjare, te Zoti. Të edukojmë fëmijët, brezat pas nesh. Të krijojmë ato lidhjet, të mbjellim dashuri për kombin e vendin.

Si duket, shtetet tona po na kujtojnë vetëm atëherë kur po i duhen votat? 

Të them të drejtën, jemi të përdorur në çdo aspekt nga shtetet tona. Po, jemi një diasporë shumë e fuqishme. Duhemi të punojmë, ti ndërrojmë këta pushtetarë. Ata vinë për të shërbyer. I paguajmë, na bëjnë shërbëtorë.

 Për fund të këtij bashkëbisedimi të shkruar, cili do të ishte urimi për lexuesit tanë dhe gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin, këtë datë të madhe të kombit tonë? 

Në rradhë të parë, të uroj ty suksese në portalin e ri. Të falenderoj për kontributin e madh. Unë  dua që nga thellësia e zemrës të përshëndes çdo shqiptar, të uroj ‘gëzuar Festën e Flamurit’, simbolit të pavdekshëm të identitetit tonë kombëtar!

Po bëjmë shumë progres në çdo fushë, si komb. Flamuri ynë po valvitet në çdo cep të botës. Zoti e bekoftë dhe e bashkoftë kombin dhe trojet shqiptare nën flamurin kuq e zi. Të përshëndes përzemërsisht!

Intervistoi: Dashnim HEBIBI

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh