Çdo transaksion ‘në jeshile’ është shumë i rëndësishëm për ta për shkak të të gjitha problemeve financiare që kanë. Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës për herë të 15-të, pasi mposhti Real Madridin 5-2 në Arabinë Saudite, duke i bërë të njëjtën gjë si në tetor kur e poshtëroi 4-0 në Bernabeu.
Barcelona nga kjo fitore fitoi nëntë milionë euro, shkruan As. Edhe pse kjo mund të mos duket shumë për një klub të këtij reputacioni, duhet mbajtur parasysh të gjitha problemet financiare dhe çdo transaksion “jeshile” është i rëndësishëm për katalanasit. Real Madridi fitoi pak më shumë se shtatë milionë euro për këtë disfatë, por shija e hidhur pas një disfate të tillë do të lërë në hije gjithçka tjetër. Ata pësuan deri në nëntë gola në dy ndeshje këtë sezon kundër rivalit të tyre më të madh, dhe kjo është diçka që tifozët e tyre me siguri nuk do ta harrojnë aq lehtë, njofton opentv.