1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Niko Peleshi në krye të Kuvendit, Balla merr sërish drejtimin e grupit parlamentar socialist

Duhet ti lexosh

Niko Peleshi do të marrë detyrën e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, duke pasuar në këtë post Elisa Spiropalin.

Emri i tij për kryeparlamentar u propozua nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare socialiste, i cili e vlerësoi Peleshin, si individin me eksperiencën e duhur institucionale dhe me prirjen ndaj risive të duhura teknologjike që i nevojiten Kuvendit për “Shqipërinë e 2030-ës në BE”.

Si nënkryetare të Kuvendit, Rama propozoi deputeten e Durrësit Klodiana Spahiun.

“Pas kaq vitesh eksperiencë në shumë institucione dhe për profilin e respektuar gjerësisht, si dhe për prirjen ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është profili dhe njeriu i duhur  për të marrë nga elisa stafetën si kryetari i ri i Kuvendit të ShqipërisëDeputetja e Durrësit Klodiana Spahiu është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri“, deklaroi Rama.

Peleshi mbante detyrën e kryetarit të grupit Parlamentar Socialist, drejtimin i të cilit iu besua sërish Ministrit të Shtetit për Marrëdhënie me Parlamenti, Taulant Ballës.

Drejtimi i grupit të ri parlamentar, më i madhi që kemi pasur deri më sot, në mandatin më sfidues besoj se ka shumë pak për tu menduar për eksperiencën e gjatë si deputet, për njohjen e detyrës së drejtuesit të grupit më shumë se kushdo, Taulant Balla është deputeti i duhur në kohën dhe vendin e duhur.”, tha Rama, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit