Ushtria pakistaneze njoftoi këtë mëngjes se 26 persona u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën në sulmet indiane në territorin e vendit mbrëmë, raportoi Reuters.
Ministria e Informacionit e Pakistanit njoftoi se ushtria e vendit rrëzoi pesë avionë luftarakë indianë dhe një dron, dhe shkaktoi “dëme serioze në pozicionet e armikut përgjatë Vijës së Kontrollit”, sipas një deklarate nga qeveria pakistaneze në rrjetin X.
Gjithashtu, në të njëjtin njoftim, ministria pakistaneze deklaron se Ushtria Indiane ka ngritur një flamur të bardhë në kompleksin Chura përgjatë asaj linje.
“Sapo ka filluar, a e ngritët flamurin e bardhë? Fillimisht ia mbathën nga hetimi, tani ia kanë mbathur nga terreni”, tha në internet Ministri i Informacionit i Pakistanit, Ataullah Tarar.
Më parë, zëdhënësi i Ushtrisë Pakistaneze, Ahmed Sharif, tha se Ushtria Indiane kishte kryer 24 sulme në gjashtë vende të ndryshme në të gjithë Pakistanin, duke synuar zonat civile, objektet fetare dhe zonat e banimit.
Sipas televizionit Sama të Pakistanit, disa xhami u goditën drejtpërdrejt, Xhamia Bilal në qytetin Muzaffarabad në pjesën pakistaneze të Kashmirit u shkatërrua plotësisht.
Sipas burimeve të larta të sigurisë dhe zyrtarëve të lartë të paidentifikuar, Pakistani dyshohet se ka rrëzuar gjashtë avionë luftarakë të Forcave Ajrore Indiane, njofton euronewsal.