1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjermani

Duhet ti lexosh

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka falënderuar të gjithë kosovarët për mesazhet solidarizuese në dy ditët e fundit, pas ngjarjes që ndodhi të premten në Magdeburg të Gjermanisë, ku një veturë hyri me shpejtësi në tregun e Krishtlindjeve dhe u përplas me turmën. Dhjetëra persona u lënduan teksa 5 persona vdiqën, përfshirë dhe një 9-vjeçar.

Krerët institucionalë dhe populli i Kosovës, pas këtij incidenti të rëndë, u solidarizuan me Gjermaninë. “Dua të falënderoj të gjithë kosovarët për mesazhet solidarizuese në dy ditët e fundit. Dhimbje e thellë për ngjarjet në Magdeburg, por edhe mirënjohje për momentet e rëndësishme dje në koncertin tonë në Gjakovë, duke na kujtuar atë që ka vërtet rëndësi: Dashuria dhe paqja, jo urrejtja dhe dhuna”, u shpreh Rohde, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit