Kryeministri Edi Rama theksoi se Bashkimi Evropian duhet të rikthehet te misioni i tij themelor, paqja, dhe të mos lejojë që projekti i nisur si një bashkim për paqe të shndërrohet në një “makineri lufte”.
Gjatë një fjale të mbajtur në Kolegjin e Evropës në Bruzh të Belgjikës, Rama tha se BE nuk duhet të pres “të gjejë zgjidhje nga jashtë saj”, por të krijojë një plan të qartë për të forcuar rolin në skenën botërore.
Gjithashtu, Rama kërkoi që BE të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, të projektojë një rrugë të qartë për ribashkimin e plotë të kontinentit dhe në të ardhmen të mos përjashtojë përfshirjen e Rusisë në një vizion më të gjerë stabiliteti.
“Paqja ka qenë arsyeja e lindjes së BE dhe kjo duhet të jetë edhe arsyeja e së ardhmes. Si mund ta lëmë këtë krijesë e ndërtuar si projekt paqe të kthehet në makineri lufte? Një plan paqeje evropiane mungon dhe është dëshpëruese që të shohësh që më shumës e 27 vende që presin jashtë perimetrit të jetës tonë dikë që të na gjejë një zgjedhje. Evropa ka nevojë për një plan. Duhet të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, të projektojë një rrugë të qartë për ribashkimin e plotë të Evropës dhe të mbajë derën e hapur në të ardhmen për përfshirje më tej të Rusisë në një vizion të gjerë për stabilitetin dhe të forcojë ndikimin global të Evropës në skenën botërore”, tha Rama.
Lidhur me anëtarësimin në BE, Rama e përshkroi si një “bekim” për rajonin, duke e cilësuar atë si “makinerinë më të sofistikuar të transferimit të dijeve që ka krijuar ndonjëherë njeriu”.
Rama tha se BE është një frymë evropiane që bashkon njerëzit dhe nuk duhet të “varroset” në kohë krizash.
“Ky kolegj nuk është vetëm tempull dije, por një laborator i Evropës. Sot është zemra intelektuale e Evropës. Përpara çdo dije duhet të çoni para frymën evropiane, ku po bashkojmë njerëzit dhe jo koalicion shtetesh. Kjo frymë nuk duhet minuar dhe të varroset, sidomos në momente krizash, ku është e lehtë të numërosh kufij që ndajnë njerëzit, se sa të ndërtosh ura bashkimi.
Fal zotit ekziston BE se pa atë mund të ishim ende duke pritur për të ndërtuar institucione, shtetin e së drejtës dhe për ta bërë demokracinë të funksionojë. Ky është një bekim që ne në Shqipëri dhe në rajon kemi. BE nuk është vetëm bashkim ekonomish, por makineria më e sofistikuar e transferimit të dijeve që ka krijuar ndonjëherë njeriu. Ja pre se me çdo kush duhet qëndruar me BE, përveç vonesave dhe buzëqeshjeve të ngrira apo mbledhje të ftohta akull dhe ndonjëherë poshtëruese, ne nuk hoqëm dorë derisa u bënë më të ngrohta, më të parashikueshme. E trishtë që të mendosh pse? Falë Vladimir Putin. Nëse gjërat kthen në normalitet dhe do të bëhen të ftohta në frontin tonë, ne do vazhdojmë sërish se alternativa nuk është një union tjetër”, tha Rama, transmeton rtsh.