1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Rama mirëpret vizitorët e fluturimit të parë të linjës Izrael-Shqipëri

Duhet ti lexosh

Kryeministri Edi Rama mirëpriti mbrëmjen e kësaj të mërkure (2 prill) vizitorët e fluturimit të parë të linjës direkte Izrael-Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë teksa ka publikuar pamje nga atmosfera mikpritëse vlerëson se fluturimi do të forcojë lidhjen mes dy popujve.

“Mirë se vini në Shqipëri. Kënaqësi të mikprisja vizitorët e fluturimit të parë të linjës direkte Izrael – Shqipëri, që do të mundësojë forcimin e lidhjes mes dy popujve që historia i ka lidhur ngushtë në orët më të vështira të kohërave, si edhe do t’i shtojë Shqipërisë Turistike një burim të ri rritjeje, ndërkohë që do të lehtësojë bashkëpunimet në të gjitha fushat”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Linja Izrael-Shqipëri do të operojë tri herë në javë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për turistët, udhëtarët e biznesit dhe komunitetet shqiptare dhe izraelite.

Kjo linjë pritet të sjellë rritje të ndjeshme të turizmit, të forcojë marrëdhëniet ekonomike dhe të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes dy vendeve, njofton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit