Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Rama: Garancia europiane për fëmijët, thelbësore për të ardhmen e rajonit

by administrator
11:25 09/04/25
in Atdheu në objektiv
Rama: Garancia europiane për fëmijët, thelbësore për të ardhmen e rajonit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on Facebook

Në kuadër të konferencës rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”, Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e garancisë europiane për fëmijët si një iniciativë të jashtëzakonshme për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rama e vlerësoi këtë nismë të BE-së si një mjet kyç që, sipas tij, e thekson solidaritetin dhe angazhimin e përbashkët të shteteve të rajonit për të siguruar mundësi të barabarta për çdo fëmijë.

“Garancia europiane për fëmijët është një nismë e BE-së që, edhe vetëm si një iniciativë, do të mjaftonte për të dhënë një përgjigje të qartë për atë çfarë do të thotë të jesh pjesë e familjes europiane. Ky program ka në qendër të tij të drejtat e fëmijëve dhe siguron mundësi për të gjithë ata për të pasur një shans të barabartë në jetë, pa marrë parasysh kushte fillestare,” – u shpreh Kryeministri.

Ai gjithashtu theksoi se përmes kësaj nisme, BE synon të sigurojë akses në arsimin cilësor, shëndetësinë falas, strehim të përshtatshëm dhe mbrojtje të dedikuar për fëmijët me aftësi të veçanta, si dhe të ndihmojë në përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike për fëmijët e rajonit.

Gonzato: Investimi te rinia, prioritet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e investimit në rininë dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si një nga prioritetet kryesore për përparimin e rajonit dhe integrimin në BE.

Gonzato theksoi se rajoni vazhdon të përballet me sfida të mëdha, përfshirë largimin e trurit dhe pabarazitë sociale, por kërkesa për më shumë angazhim në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe zhvillimit profesional është më e madhe se kurrë. Ai deklaroi se një nga objektivat kryesore të Bashkimit Europian është ulja e varfërisë dhe përjashtimit social, me një synim të qartë që deri në vitin 2030 të reduktohet numri i personave në rrezik varfërie dhe përjashtimi social për të paktën 15 milionë individë, përfshirë 5 milionë fëmijë.

“Shqipëria dhe rajoni duhet të investojnë më shumë në të rinjtë e tyre, duke siguruar që ata të kenë mundësi të barabarta për shëndetësi dhe arsimin cilësor, si dhe mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim të lehtë në tregun e punës,” – tha Gonzato, duke theksuar se ky investim është thelbësor për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe përgatitjen e rinisë për të kontribuar në jetën shoqërore dhe ekonomike.

Ministrja Koçiu: Mbështetje e vazhdueshme për fëmijët

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e Shqipërisë si një nga vendet që ka implementuar rekomandimet e BE-së për mbrojtjen e fëmijëve. Ajo informoi se aktualisht 62 mijë fëmijë mbështeten nga skemat e ndihmës ekonomike dhe se ka një angazhim të fortë për t’i ofruar atyre shërbime shëndetësore dhe arsimore cilësore.

“Pamundësia ekonomike nuk duhet të jetë një barrierë për fëmijët që të rriten në kushte të shëndetshme dhe të kenë mundësi të barabarta për zhvillim,” – shtoi Ministrja Koçiu.

Në përmbyllje, Ministrja Koçiu dhe Ambasadori Gonzato riafirmuan angazhimin për të përshpejtuar reformat e kujdesit për fëmijët dhe rininë, me shpresën se investimi në ta do të sjellë zhvillim më të qëndrueshëm dhe përfitime për të gjithë rajonin, njofton rtsh.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh