Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Rama: 2024, vit kyç për integrimin e Shqipërisë dhe rritjen e vlerësimeve ndërkombëtare

by administrator
13:14 30/12/24
in Atdheu në objektiv
Rama: 2024, vit kyç për integrimin e Shqipërisë dhe rritjen e vlerësimeve ndërkombëtare
0
SHARES
4
VIEWS
Share on Facebook

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri Edi Rama ka theksuar arritjet më të rëndësishme për Shqipërinë gjatë vitit 2024, duke e vlerësuar këtë vit si një moment kyç për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Rama theksoi hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në për dy kapituj të rëndësishëm, duke vlerësuar këtë si një progres të jashtëzakonshëm në rrugën e Shqipërisë drejt familjes europiane.

“Fakti më domethënës për 2024 është çelja e negociatave për anëtarësi me BE për dy grup-kapitujve e rëndësishëm nga themeloret dhe pastaj edhe ajo e marrëdhënieve me jashtë. Është me rëndi të theksoj që ky proces i jashtëzakonshëm nga volumi i punës do ishte i pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë nuk do kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me procesin Screening. Një administratë që padiskutim as nuk përfaqësohet dhe as nuk interpretohet me rastet e atyre punonjësve që për një arsye apo një tjetër nuk e nderojnë administratën tonë dhe bëhen objekt i ekspozimeve të sjelljeve dhe veprimeve të tyre të padenja nga mediat qoftë edhe i drejtësisë”, tha Rama.

Po ashtu, Rama foli për daljen e Shqipërisë nga faza e monitorimit të plotë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës pas 29 vitesh, duke theksuar se Shqipëria tashmë është në rrugën e integrimit me të gjitha vendet që synojnë anëtarësimin në BE gjatë kësaj dekade.

Një tjetër arritje e rëndësishme që Kryeministri theksoi ishte ndikimi i Shqipërisë për të siguruar një plan të ri rritjeje me BE-në, që do të sjellë rreth 1 miliardë euro investime për Shqipërinë deri në vitin 2027.

“Shqipëria ka dalë pas 29 vitesh nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë Parlamentare të KiE. Nuk jemi më një vend nën monitorim të plotë, por jemi njësoj si të gjitha ato vende që do të bashkohemi në familjen europiane brenda kësaj dekade. Shqipëria është bërë nxitësi dhe ia ka dalë të shtyjë dhe të bëjë të mundur duke hyrë në bashkëpunim edhe me vende të tjera të rajonit, jo vetëm një dialog të pa ndodhur më parë mes KE dhe vendeve kandidate, nga ku doli si rezultat konkret plani i ri i rritjes të BE në mbështesje të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi një instrument të ri financiar në planin e rritjes ku nga sot deri në 2027 do të thithim rreth 1 miliardë euro plus dhe kemi njëkohësish dritën jeshile për t’iu bashkuar familjes europiane në disa segmente të BE. Fakti është se plani i ri i rritjes që nga 21 nëntori, shqiptarët që bëjnë transferta parash nga zona e BE drejt Shqipërisë nuk do të kenë më asnjë komision ekstra për transferuat e tyre pas Shqipëria është zyrtarisht pjesë e SEPA duke kursyer me miliona euro nga xhepat e dërguesve”, u shpreh kryeministri.

Rama u ndal edhe në arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme me futjen e Shqipërisë në sistemin SEPA. Rama shtoi se Shqipëria është sot një vend që respektohet dhe vlerësohet nga ndërkombëtarët dhe kjo, sipas tij, shikohet edhe pritjen në Tiranë të samitit të Komunitetit Politik Europian më 16 maj 2025 dhe samitin e NATO-s në vitin 2027.

“Janë organizuar në Shqipëri një sërë samitesh të pamendueshme disa vite më parë dhe vitin e ardhshëm më 16 maj do të presim samitin e Komunitetit Politik Europian ku do kemi udhëheqësit e Europës përtej kufijve të BE-së. Shqipëria është sot një vend ku të gjithë shohim me sytë e respektit dhe të gjithë kanë vlerësime që na bëjnë krenar dhe motivim për të vazhduar më tutje. Akoma më e pakëndueshme është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s në 2027, gjë për të cilën ne kemi nisur punën së bashku me NATO-n”, tha Rama.

Luftë korrupsionit me modernizim të shërbimeve digjitale

Duke u fokusuar në luftën ndaj korrupsionit, Rama theksoi se është thelbësore për modernizimin e shtetit shqiptar përmes shërbimeve digjitale. Duke e cilësuar korrupsionin si një nga efektet më gërryese për vendin, Rama shtoi se po punohet me digjitalizimin dhe futjen e inteligjencës artificiale në disa fusha.

“Lufta kundër korrupsionit është luftë për modernizimin e shtetit. Efekti më i madh gërryes i vendit është korrupsioni endemik për çdo hap dhe dokument. Sot panorama është krejt tjetër dhe ka mbetur vetëm një gur i fundit i këtij mozaiku për të mbyllur kulturën otomane të marrëdhënies qytetar-shtet dhe është futja e kadastrës në këtë sistem të teknologjisë digjitale. Një pjesë e kadastrës është në sistemin online ku bëhen aplikimet por ka edhe një pjesë tjetër që duhet futur në sistemin online”, tha Rama.

Reforma e re e pensioneve, domosdoshmëri për drejtësi sociale

Kryeministri Edi Rama ripërsëriti se Shqipëria është në kushtet për të realizuar një reformë të re të pensioneve për të arritur drejtësinë sociale. Ai kritikoi qeverinë Berisha për “sabotonin” e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe trajtimin e pensioneve si një formë lëmoshe, duke theksuar se kjo ka pasur pasoja të rënda për ata që kontribuuan gjatë gjithë jetës.

“Jemi në kushtet për një reformë të re të pensioneve. Kush ka qeverisur më para e sabotoi të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore dhe e trajtoi pensionin si lëmoshë. Pas 2014 me reformën që bëmë ne, diferenca për të njëjtat vite pune dhe profesion, ndryshimi është si dita me natën. E para ata që vuajnë atë shëmti politike në kurrizin e tyre dhe shikojnë kolegë të tyre duhet të mos ia falin kurrë shkaktarëve. Nëse duan adresën e shkaktarëve besoj që e dini, por jam i gatshëm t’ua jap. Sistemet e pensioneve ngrihen me shekuj dhe ato të ngritura së prapthi nuk mund të korrigjohen plotësisht për të gjithë në një dekadë. Prandaj bonuset janë një mundësi kompesimi pa prishur skemën”, tha Rama.

Tuneli i Murrizit mund të hapet në pranverë, gjeologjia solli një “surprizë të hidhur”

Projekti i tunelit të Murrizit ka sjellë sidë të marrë infrastrukturore dhe kjo për shkak të gjeologjisë duke vonuar punimet. Kryeministri Edi Rama e përshkroi këtë problem si “syrin e keq”, duke nënkuptuar një papritur në fazën e ndërtimit. Megjithatë, Rama ka siguruar se kompania që po realizon punimet dhe përtej “surprizave të hidhura gjeologjike” kostot nuk do të jenë nga buxheti i shtetit.

“Tuneli i Murrizit na ka goditur fort syri i keq, gjeologjia solli një surprizë të hidhur dhe po punohet nga kompania për rregullimet e tyre dhe në pranverë shpresojmë të hapet edhe ai. E gjithë ajo punë kolosale po bëhet pa asnjë qindarkë shtesë nga buxheti. Atë surprizën gjeologjike e përballon kompania, jo buxheti”, tha Rama, njofton rtsh.al

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh