3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, kremtoi madhërisht 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Duhet ti lexosh

Lozanë, 13 shkurt 2025

Nuk ka fjalë për të përshkruar në tërësi ate që e përjetuam sonte. Madhështore! Dilema e secilit, jemi në atdhe apo në vend të huaj? Kjo dilem thyhet, kur e sheh flamurin zviceran, flamurin e këtij shteti mik të kombit tonë, të këtij shteti që për ne shqiptarët që jetojmë e veprojmë këtu është si atdheu i dytë. Një mbrëmje e madhe festive. Të mblidhen në këtë ditë pune qindra bashkatdhetarë, nuk është edhe e lehtë. Na ka bashkuar zëri i kombit, na ka bashkuar trimëria e trimave të UÇK-së, na ka bashkuar shpirti i dëshmorëve i patriotëve që dhanë gjithçka nga kjo jetë, vetëm e vetëm ta kemi shtetin e Kosovës në këtë shtëpi të zotit, që është bërë lutje e bëhet nga pesë herë në dite edhe për të mirën e kombit tonë. Nga kjo Qendër me mijëra e mijëra franka zvicerane kanë shkuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Nga kjo qendër për çdo ditë edhe sot e kësaj dite, ngriten duart për lutje me të mirën e Kosovës, atdheut tonë e paqes në botë nga mijëra besimtarë që janë larg fizikisht atdheut, por me shpirt afër. E sonte kanë pritur në mysafirë të veçant, një mysafirë që ka dhënë kontribut edhe gjatë luftës në Kosovë. Një mysafirë që përmes fjalëve të këtij shkrimi nuk mundemi ta përshkruajmë, por as nga syri i kamerës, sepse është e madhe, por kur e pyet hoxhën e nderuar Osman Musliu ai i drejtohet qiellit me lutje, zot bëja dritë shpirtin dëshmorëve dhe neve na jep unitet e përparim.

Kosova shtet 17 vjet. Kosova që e gjithë mërgata nuk u ndal për të mirën e saj e as që do të ndalet. Padyshim, se meritojnë fjalët më të mira të këshillit organizativ me ate që kemi parë sone. Të vijnë gjithë ata njerëz nga të gjitha trevat shqiptare dhe të mos ketë asnjë fjalë me ton të lartë, gjithçka me plan-program.

Me parkingje, me mikëpritje e me rend gjithçka që sheh e ndien syri e veshi. Respekt për organizatorët thonin shumë të pranishëm para se të filloj programi. Sonte u kremtua 17 vjetori i pavarësisë së Kosovës. E pra, sonte ishte mysfairi i veçant, ishte ai që ka dhënë kontribut për këtë shtet që e kemi edhe ate në ditët më të vështira.

Në Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë u shënua me solemnitet 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Ky manifestim i rëndësishëm mblodhi bashkë personalitete fetare, përfaqësues institucionalë dhe anëtarë të komunitetit shqiptar në Zvicër, të cilët së bashku kremtuan këtë ditë historike për popullin shqiptar.

Ceremonia u udhëhoq nga imami i Qendrës, Fehim ef. Abazi, i cili hapi ngjarjen me një fjalë mirëseardhjeje dhe falënderimi për të gjithë të pranishmit. Në fillim të manifestimit, një fjalë përshëndetëse mbajti kryetari i Qendrës, z. Halil Hoxha, i cili vuri në dukje rëndësinë e kësaj date për shqiptarët kudo që ndodhen dhe vlerësoi përpjekjet e komunitetit për të ruajtur identitetin kombëtar dhe fetar. Fjala e Hoxhë Osman ef. Musliu ishte si gjithmonë e jashtëzakonshme. Të gjithë të pranishmit e mirëpritën me dashamirësi. Z.Musliu padyshim përmendi edhe kontributin e mërgatës sonë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Që të gjithë të pranishmit krejt në fund mezi se pritnin të marrin edhe foto kujtimi.

Gjithashtu edhe fjala e djalit të z.Musliu, Dr. Abdul Nëntor Musliu ishte i veçant me një përmbajtje unifikuese, që na duhet uniteti për të ecur te para si komb. Jo vetëm imam, por edhe patriot, Osman Musliu me pedantërti përcillte çdo lëvizje të të pranishmëve dhe koha sa bashkëbisedoi me ligjëratën e tij të kapshme për të gjithë u duk sikur pesë minuta. Në këtë natë edhe të madhe mes xhumasë e natës së Beratit ishte dyfish e mirëpritur nga të gjithë të pranishmit që nuk kishin ardhur jo vetëm nga Zvicra franceze, por nga e mbarë Zvicra. Ndër netët e mëdha, të mira, të cilat janë të dalluara nga netët e tjera të vitit, e cila konsiderohet si nata e shpëtimit, e kërkimfaljes dhe e pendimit, është edhe “Nata e Beratit”. “Berat” ka kuptimin “e pafajësisë”, “me u lirua nga ndonjë vështirësi a nga ndonjë bela”, “shpëtim nga ndonjë situatë e keqe”, “marrje e pafajësisë”. Kjo natë e madhe, bie në natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban, që është muaji pararendës i Ramazanit. Ndryshe, quhet edhe Nata e gjysmës së Shabanit.

Në këtë natë, Allahu e cakton fatin e krijesave të gjalla për vitin tjetër. Natyrisht, fatin një krijese mund t’ia caktoj vetëm Ai i Cili edhe i ka dhënë jetën, Ai i Cili e ka krijuar. Kjo natë ua rikujton besimtarëve që të përgatiten sa ma shumë për pritjen sa më të mirë të muajit të Kuranit e të agjërimit, pra të përgatitën sa më mirë për Ramazan. Rëndësinë e kësaj nate më së miri na e ka pasqyruar Pejgamberi (a.s.) përmes haditheve të tij. Me një fjalë përshëndetëse e mbajti kryetari i Qendrës, z. Halil Hoxha

Musafirët e nderuar

Në këtë përvjetor, pjesëmarrjen e tyre e nderuan mysafirë të veçantë, si:

  •  Hoxhë Osman ef. Musliu
  • Dr. Abdul Nëntor Musliu
  • Z. Musa Kamenica, nënkryetar i Kuvendit Komunal në Lozanë
  • Z. Sherif Tupani, anëtar i kryesisë së Komunitetit Mysliman në Zvicër
  • Hoxhë Mevludin ef. Zumberi, imam i Qendrës Islame Shqiptare në Renens, i shoqëruar nga kryetari i qendrës, z. Sami Zogaj, dhe anëtarë të kryesisë
  • Përfaqësues nga kryesia e xhamisë “Dituria” në Gjenevë dhe nga xhamia e Bullit.

Me nga një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtuan z. Musa Kamenica, hoxhë Mevludin ef. Zumberi dhe z. Sherif Tupani, të cilët theksuan rëndësinë e pavarësisë së Kosovës, sakrificat e popullit shqiptar dhe rolin e diasporës në ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar.

Kontributi i nxënësve

Pjesë e programit ishin gjithashtu edhe interpretimet e poezive të përgatitura nga nxënësit e shkollës shqipe që ndjekin mësimet në Qendrën Shqiptare. Me emocion dhe përkushtim, poezi të zgjedhura për këtë ditë madhështore recituan Ensar Abazi, Amir Mazreku dhe Arjanit Susuri, duke dhënë një mesazh të fuqishëm për dashurinë ndaj atdheut dhe rëndësinë e trashëgimisë sonë kombëtare.

Mbyllja e manifestimit

Para se të vazhdonin ligjëratat kryesore, imami Fehim ef. Abazi mbajti një fjalë përshëndetëse dhe përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre në mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare dhe fetare. Ai theksoi se bashkimi dhe përkushtimi i shqiptarëve në diasporë janë dëshmi e fortë e lidhjes së tyre të pandarë me vendlindjen.

Kjo ngjarje e veçantë shënoi një moment reflektimi dhe krenarie për komunitetin shqiptar në Zvicër, duke përkujtuar sakrificat e bëra për liri dhe duke forcuar ndjenjën e bashkësisë mes shqiptarëve që jetojnë larg atdheut.

Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Fjalimi i imamit të Qendrës Fehim ef.Abazi.

Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Të nderuar të pranishëm, të dashur qytetarë të Kosovës, miq dhe bashkëkombës,

Sot është një ditë e veçantë, një ditë e shënuar në historinë e kombit tonë.

Më 17 shkurt 2008, ëndrra shekullore e popullit të Kosovës u bë realitet – Kosova shpalli pavarësinë e saj dhe u bë një shtet i lirë, sovran dhe demokratik. Kjo datë nuk është thjesht një moment në kohë, por një simbol i qëndresës, sakrificës dhe triumfit të drejtës mbi padrejtësinë.

Rëndësia e 17 Shkurtit

Pavarësia e Kosovës është rezultat i një rrugëtimi të gjatë dhe të mundimshëm. Populli ynë ka kaluar nëpër sfida të mëdha, ka përballuar padrejtësi dhe ka sakrifikuar gjithçka për të arritur ditën që sot e festojmë me krenari. Kjo pavarësi nuk erdhi si dhuratë, por u fitua me gjakun dhe mundin e mijëra burrave dhe grave që dhanë gjithçka për lirinë.

Sot, jemi dëshmitarë të një realiteti të ri: një Kosovë që ecën përpara, ndërton të ardhmen dhe synon integrimin e plotë në familjen evropiane dhe botërore. Pavarësia jonë është një përgjegjësi që kërkon përkushtim, unitet dhe punë të palodhshme nga të gjithë ne.

Mirënjohje për ata që sakrifikuan për këtë ditë

Në këtë ditë të madhe, përulemi me respekt dhe mirënjohje para dëshmorëve tanë – para atyre që nuk kursyen as jetën për të parë Kosovën të lirë. Kujtojmë me krenari luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me guxim dhe vetëmohim luftuan për të drejtat dhe dinjitetin e popullit tonë. Respekt dhe falënderim për familjet e dëshmorëve, për invalidët dhe veteranët e luftës, të cilët mbeten përjetësisht shtylla të lirisë sonë.

Po ashtu, falënderojmë çdo qytetar të Kosovës, të cilët me durim, sakrificë dhe dashuri për atdheun, kontribuuan në forma të ndryshme për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të qëndrueshëm.

Falënderim për aleatët tanë dhe shtetin zviceran.

Pavarësia e Kosovës nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë. Falënderojmë të gjitha shtetet që qëndruan pranë nesh, që mbështetën luftën tonë për liri dhe e njohën pavarësinë tonë.

Një falënderim i veçantë i takon shtetit dhe popullit zviceran, të cilët kanë qenë ndër mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës.

Zvicra ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë tonë dhe vazhdon të jetë një aleat i palëkundur në çdo hap të rrugëtimit tonë.

Për vite me radhë, Zvicra ka pritur dhe ndihmuar mijëra shqiptarë të Kosovës, duke i ofruar atyre mundësi për një jetë më të mirë, ndërsa pas luftës ka luajtur një rol të madh në rindërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë.

Ne jemi përjetësisht mirënjohës për këtë mbështetje dhe do ta ruajmë gjithmonë këtë miqësi të fortë dhe të sinqertë.

Lutje dhe bekim për të ardhmen e Kosovës

Lusim Zotin që të bekojë Kosovën tonë, të sjellë paqe, unitet dhe zhvillim në vendin tonë. Të punojmë së bashku për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të begatë, ku brezat e ardhshëm të rriten me krenari dhe dinjitet.

Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Faleminderit miqve tanë dhe shtetit zviceran!

Zoti e bekoftë Kosovën! Manifestim si ky është e vështirë të shihet, që të gjithë të pranishmit u kenaqën me programin dhe me fjalët që u thanë, duke u lutur për shpirtin e dëshmorëve, për unitet e paqe gjithandej. / Sektori për informim i Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit