/ Nga: Dashnim HEBIBI /
Teksa shfleton disa nga rrjetet sociale, të duket sikur vizita e presidentit serb në SHBA është ngjarja më jetike për shqiptarët. A është i sëmurë, a ka takuar presidentin amerikan Trump, a është pritur me ceremoni apo jo — këto pyetje shtrohen e shpërndahen me zell, si të ishin vendimtare për fatin tonë.
Por në të vërtetë, kujt i intereson?
Çfarë rëndësie ka për publikun shqiptar agjenda e një presidenti me politikë nacionaliste që historikisht na ka sjellë gjërat më të rënda dhe asgjë të mirë për kombin tonë por edhe për rajonin?
Shkrime pa thelb, si duket të ndërtuara vetëm për klikime e vëmendje. Tema të lodhshme, që na bëjnë vetëm më të hutuar. Në një kohë kur kemi shumë çështje të brendshme për të diskutuar, disa zgjedhin të merren me një vizitë që nuk na intereson. Shkrime boshe!
Por shkronjat, si gjithmonë, durojnë gjithçka. Mjafton një foto, një interpretim i qëllimshëm, dhe menjëherë shpërndahet si “lajm i madh”. Ndërkohë që temat e vërteta që na prekin përditë – ato që meritojnë vëmendje – mbesin në hije.
SAM24.info