
Ky program katërvjeçar është ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore evropiane dhe përfshin të gjitha shtyllat themelore të të drejtës: e drejta civile, penale, kushtetuese, administrative, ndërkombëtare dhe tregtare. Studentët trajnohen jo vetëm për të kuptuar dhe interpretuar ligjin, por edhe për të zhvilluar mendim kritik, etikë profesionale dhe aftësi praktike.
Çfarë ofron ky program?
Një bazë të fortë juridike për karrierë si avokat, gjyqtar, prokuror, zyrtar ligjor, administrator publik ose për studime të mëtejme (master e doktoratë).
Ligjërata nga profesorë me përvojë akademike dhe profesionale.
Lëndë të detyrueshme dhe zgjedhore që pasqyrojnë zhvillimet moderne ligjore.
Punë praktike dhe simulime gjyqësore në bashkëpunim me institucione të drejtësisë.
Mundësi për shkëmbime studentore dhe angazhim në projekte e konferenca.
Pse të zgjedhësh Juridikun e Përgjithshëm në UHZ?
Përgatitje e balancuar mes teorisë dhe praktikës.
Fokus në kompetencë profesionale, etikë dhe integritet.
Ambient akademik i përkushtuar ndaj cilësisë dhe zhvillimit personal të studentëve.
Studimi në programin Juridik i Përgjithshëm nuk është vetëm një rrugë drejt diplomës – është hapi i parë drejt ndërtimit të një karriere me ndikim në shoqëri dhe shtet të së drejtës./UHZ