POSTIMET E FUNDIT

Profesor Abdulla Rexhepi, para studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Napolit “L’Órientale“

HelveticALforum mëson se me të enjtën, me datë 31 tetor, Prof.dr. Abdulla Rexhepi ka mbajtur dy ligjërata në tempullin e dijes të Napol-it në Itali me temë “Persian literature created by Albanian authors: the case of Nezim Frakulla” dhe “Texts and Contexts of Albanian Literature in the Arabic Script”.
Ligjëratat janë mbajtur me studentët e studimeve orientale dhe të studimeve albanologjike. Ky cikël ligjëratash organizohet në kuadër të seminarit “Reflected glances: Albania between West and East” të Departamentit të studimeve letrare, gjuhësore dhe komparative të Universitetit të Napolit.
Cikli i ligjëratave udhëhiqen nga prof. Blerina Suta. Të gjitha këto aktivitete realizohen në kuadër të marrëveshjes ekzistuese në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Napolit.
helveticALforum

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB