2.2 C
Zurich
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Prof. Dr. Veland Ramadani ndër shkencëtarët më të vlerësuar në fushën e Biznesit dhe Menaxhimit

Duhet ti lexosh

/ Në Maqedoni të Veriut dhe ndërkombtarisht.

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) vazhdon të afirmohet si qendër e ekselencës akademike, falë arritjeve të stafit të tij. Prof. Dr. Veland Ramadani, profesor në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL, është renditur i pari në Maqedoni dhe ndër 1500 shkencëtarët më të mirë në botë në fushën e Biznesit dhe Menaxhimit, sipas edicionit 2025 të renditjes globale të publikuar nga platforma akademike prestigjioze https://research.com/scientist…/business-and-management/mk.

Ky vlerësim bazohet në D-indeksin (Discipline H-index), një metrikë që llogarit vetëm publikimet dhe citimet akademike brenda fushës specifike të studimit. Në listë janë përfshirë vetëm shkencëtarët me një D-indeks prej së paku 30, duke e bërë këtë arritje një dëshmi të fuqishme të kontributit të Prof. Dr. Ramadani në zhvillimin e shkencës së menaxhimit.

Ky sukses jo vetëm që e pozicionon Prof. Dr. Ramadani ndër akademikët më të respektuar ndërkombëtarisht, por edhe forcon imazhin e UEJL si universitet që prodhon dhe mbështet kërkimin shkencor me ndikim global./UEJL

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme