Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Hulumtime Shkencore

Privatësia – një e Drejtë për t’u Jetësuar

by administrator
19:02 05/02/24
in Hulumtime Shkencore
Privatësia – një e Drejtë për t’u Jetësuar
0
SHARES
11
VIEWS
Share on Facebook

Jeton ARIFI, M.A.

Të dhënat personale të qytetarëve përpunohen në bazë ditore, në punë, në marrëdhëniet e tyre me autoritetet publike, në fushën e shëndetësisë, kur ata blejnë mallra apo shërbime, udhëtojnë apo bëjnë kërkime në internet.

Qytetarët, në përgjithësi, çdo ditë e më shumë po vetëdijesohen se çka duhen bërë nëse konsiderojnë që të drejtat e tyre mbi privatësinë po shkilen. Nga përceptimi i paanshëm i njerëzve që adresojnë shqetësimet e tyre tek autoriteti përkatës, angazhimi i tij po cilësohet si mjaft produktiv.

Vlen të theksohet se në vitin 2006, Këshilli i Evropës vendosi që çdo vit, më 28 janar, të shënohet Dita për Mbrojtjen e të Dhënave, datën e hapjes për nënshkrim të Konventës për Mbrojtjen e të Dhënave të Këshillit të Evropës, të njohur si ‘Konventa 108’.

Sot, Dita për Mbrojtjen e të Dhënave shënohet globalisht dhe jashtë Evropës, njihet si Dita e Privatësisë. Dita e njëzetetetë e çdo janari shënohet në ShBA, Kanadë dhe mbi 47 vende të Evropës. Në këtë datë, qeveritë, parlamentet, autoritetet shtetërore të mandatuara për mbrojtjen e të dhënave personale dhe organizmat tjerë, organizojnë aktivitete për ngritjen e vetëdijes rreth të drejtave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë.

Në saje të këtyre organizimeve, zakonisht lansohen fushata informuese e ndërgjegjësuese që i adresohen publikut të përgjithshëm, projekteve edukative për mësimdhënësit e nxënësit, mbahen tryeza e konferenca me tema të ndërlidhura me privatësinë.

Qëllimi i shënimit të kësaj date është ngritja e vetëdijes dhe promovimi i privatësisë e praktikave më të mira të mbrojtjes së të dhënave. Në Republikën e Kosovës, kjo ditë ka filluar të shënohet që nga themelimi i autoritetit përkatës shtetëror, i vetmi në vend që mbikëqyrë përpunimin e të dhënave personale nga sektori publik dhe privat, në saje të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Dita Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave synon ngritjen e vetëdijes gjithandej se çfarë të dhënash grumbullohen rreth qytetarëve, si dhe pse shfrytëzohen ato. Pavarësisht që në vendin tonë kjo ditë shënohet vetëm nga autoriteti i mandatuar me ligj për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën në privatësi përmes mbrojtjes së të dhënave personale, përdorimi i madh i teknologjisë informative dhe mënyra e jetesës e lehtësuar dukshëm nga teknologjia, e bën të cenueshëm këtë dimension të rëndësishëm të secilit prej nesh.

Ana tjetër e medaljes në përparësitë që na jep teknologjia përmes rrjetit janë pikërisht shqetësimet tona rreth qasjes së të tjerëve në të dhënat tona personale, që jo rrallë arrihet pa pëlqimin tonë. Në fakt, nuk është gjithmonë rrjeti ndërkombëtar (Internet) fajtori i rrjedhjes së padëshiruar të të dhënave që na përkasin neve.

Në të shumtën e rasteve, jemi ne, ata që mundësojmë qasjen e paautorizuar të syve kurreshtarë në këto të dhëna, duke mos i kushtuar vëmendjen e duhur aplikimit të masave të sigurisë gjatë përdorimit të pajisjeve të teknologjisë informative.

Rezultatet e hulumtimeve të zhvilluara me qytetarë të kategorisë, gjinisë e moshës së ndryshme, kanë imponuar që autoriteti përkatës, në planin e punës së çdo viti, t’i kushtojë vëmendje të veçantë informimit dhe vetëdijesimit të publikut të gjerë, e sidomos moshës së adoleshencës, mbi rreziqet të cilave u ekspozohen ata duke shfrytëzuar teknologjinë e avancuar për të qëndruar në trend me botën përmes rrjeteve sociale dhe jo vetëm.

Për të qenë në përputhje me ligjin dhe për të shmangur penalizimin, ndërmarrjet në sektorin privat duhen të sigurohen që kanë zbatuar një infrastrukturë efektive të menaxhimit të të dhënave. Për sa i përket çështjes nëse të dhënat ruhen në hapësirat e punës apo te një ofrues i hapësirës së ruajtjes në ‘cloud’, qoftë privat të jashtëm apo publik, organizatat duhen të vlerësojnë dhe të sigurojnë nëpunësit dhe klientët që të dhënat grumbullohen, përpunohen, qasen, shpërndahen, ruhen, transferohen dhe sigurohen në pajtim me ligjin, si dhe që të dhënat shfrytëzohen në mënyrë të ligjshme dhe legjitime.

Midis Privatësisë dhe të Dhënave Personale, nëse bëhet krahasimi i përkufizimit të të dy termave (privatësi dhe e dhënë personale), shihet se kuptimi i termit ‘privatësi’ lidhet më shumë me të drejtën për të pasur të garantuar hapësirën (gjeografike, ajrore dhe mendore) të individit, por që ngërthen në vete, gjithashtu, aspektin e të dhënave personale, si pjesë përbërëse, por jo vetëm, e privatësisë së individit.

Ndërkaq e dhënë personale konsiderohet çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm. Si konkluzion, privatësia, si tërësi e të drejtave të individit për të pasur lirinë që të mos jetë i shqetësuar, ndikuar, përgjuar, mbikëqyrur në mënyrë të fshehtë etj., duhet parë si koncept më i gjerë sesa fusha e të dhënave personale, e cila mbetet pjesë përbërëse e konceptit mbi privatësinë, por si këndvështrim është më i ngushtë, i përqendruar vetëm në të dhënat personale.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh