3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidentja Osmani uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Duhet ti lexosh

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Ju uroj një Ramazan të begatë e të mbushur me paqe, harmoni dhe dashuri. Le të shërbejë ky muaj si një moment bashkimi dhe kujdesi për më të afërmit dhe për ata që kanë më shumë nevojë. Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, thuhet në urimin e presidentes.

E para e shtetit ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit bartë në vete vlera të thella të përkushtimit, durimit dhe mëshirës. Sipas Osmanit, ky është një muaj reflektimi, sakrifice dhe solidariteti, ku përmes agjërimit dhe lutjeve forcohet lidhja me besimin dhe me njëri-tjetrin, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit