1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Presidentja Osmani: Së shpejti data e seancës konstituive e Kuvendit

Duhet ti lexosh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se shumë shpejt do të dihet data për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por ajo theksoi se gjithçka do të bëhet sipas afateve kushtetuese. Osmani para mediave tha se sot zyrtarisht kanë pranuar nga KQZ, njoftimin e rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit të certifikuara.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja në afat prej 30 ditëve nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja, duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit.

Në bazë të rezultatit të certifikuar të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.30 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind, njofton kj.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit