3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidenti Bajram Begaj pranon letrat kredenciale të tre ambasadorëve të rinj

Duhet ti lexosh

Të angazhuar për të zgjeruar bashkëpunimin

residenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pranuar sot letrat kredenciale të tre ambasadorëve të rinj në vendin tonë.

Ambasadorja e Algjerisë

Begaj priti sot në Presidencë Ambasadorin e Republikës së Perusë, Javier Arciniega Calderon, Ambasadorin e Republikës së Koresë, Juseong Lim dhe Ambasadoren e Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë, Zaina Benhabouche.

Ambasadori i Koresë

Gjatë takimit, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e kontakteve të nivelit të lartë politik dhe për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve.

Ambasadori i Perusë

Me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale u rikonfirmua edhe angazhimi për të zgjeruar më tej agjendën dypalëshe dhe shumëpalëshe midis vendeve.

Bashkë më urimin për suksese përgjatë këtij shërbimi, Presidenti Begaj i përcolli Ambasadorit të Perusë angazhimin e Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në nivel dypalësh dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare./rtsh.al/

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit