Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Foto Lajm

Plazhet shqiptare në “pushtim” nga papërgjegjshmëria: Qeset, shishet, cigarja…

by administrator
19:20 24/07/25
in Foto Lajm
Plazhet shqiptare në “pushtim” nga papërgjegjshmëria: Qeset, shishet, cigarja…
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI

Dhërmi, 23 korrik 2025– Vera sjell diellin, pushimet dhe freskinë e detit, por për fat të keq, sjell me vete edhe një problem të përvitshëm: papastërtinë dhe mungesën e ndërgjegjes qytetare në plazhe.

Pushues të pandërgjegjshëm vijojnë të ndosin plazhet me qese plastike, shishe të hedhura, shpuza cigaresh, fara frutash dhe mbetje ushqimore. E gjitha kjo ndodh pa asnjë ndjesi përgjegjësie, shpesh vetëm pak metra larg koshave të mbetjeve. Kjo sjellje nuk është vetëm e papranueshme, por edhe një turp, kur mendojmë se bëhet fjalë për bukuritë tona natyrore – pasuri që shumë vende të tjera do t’i kishin ruajtur si sytë e ballit.

“Është e dhimbshme të gjesh pis vendin ku ke zgjedhur të pushosh. Ndihesh i fyer, i neglizhuar, sikur dikush të ketë hedhur baltë mbi natyrën dhe kujdesin tënd,” thotë një pushues.

Situata bëhet edhe më e rëndë kur sheh që pranë fëmijëve, në vijën bregdetare, tymi i duhanit ngrihet si një sfidë për shëndetin publik. Pavarësisht ndalimeve dhe etikës elementare, ende ka nga ata që pijnë duhan fare pranë të tjerëve – edhe kur përreth ka të vegjël që frymojnë në të njëjtin ajër.

“Kjo nuk është më vetëm mungesë edukate, është një ‘sëmundje’ sociale që ka nevojë për shërim të thellë,” shprehen ekspertë të mjedisit dhe shoqërisë civile.

Për fat të keq, shpesh faji i hidhet mirëmbajtësve të plazheve, por e vërteta është se ata mund të pastrojnë – por nuk mund të edukojnë. Edukata nis nga secili prej nesh. Ndaj, përgjegjësia nuk mund të shpërndahet në ajër. Ajo fillon tek “unë”, tek “ti”, tek “ai”.

Një tjetër paradoks që vërehet shpesh: pushues që konsumojnë birra e pije të gazuara nën çadra, e më pas i lënë mbeturinat në rërë, ndërkohë që koshi ndodhet vetëm pak metra më tej. Një sjellje që lë shije të hidhur, jo vetëm për pushuesit vendas, por edhe për turistët e huaj që presin të gjejnë Shqipërinë mikpritëse, të pastër dhe dinjitoze.

Deri kur kështu? Deti nuk është vend për mbeturina. Plazhi nuk është hapsirë e lirë për papërgjegjshmëri. Nëse nuk ngremë zërin sot, nesër do të jetë tepër vonë – jo vetëm për ne, por për brezat që do të vijnë.

Thirrja është e qartë: secili të mbajë përgjegjësi. Plazhet nuk janë kosh mbeturinash – janë pasuria jonë e përbashkët!

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh