Prej datës 7 prill 2025, studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë në dispozicion një platformë të dedikuar online për paraqitjen e ankesave, tashmë të funksionalizuar në faqen zyrtare të universitetit.
Kjo risi vjen si pjesë e angazhimit për transparencë, llogaridhënie dhe përmirësim të cilësisë në arsimin e lartë, duke vendosur studentin në qendër të vëmendjes institucionale.
Çdo student ka mundësinë të shprehë lirshëm dhe në mënyrë të sigurt shqetësimet e tij mbi:
• sjelljet joetike apo jo të përshtatshme;
• raste të mundshme të mitmarrjes;
• probleme që lidhen me marrëdhënien me pedagogët apo administratën.
Zëri i studentit ka tashmë një hapësirë të dedikuar!
Për të aksesuar platformën, mjafton të vizitoni faqen zyrtare të universitetit: