Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

PhD. Dashnim Hebibi me dy libra kushtuar gruas shqiptare në diasporë

by administrator
19:02 23/01/24
in Aktualiteti
PhD. Dashnim Hebibi me dy libra kushtuar gruas shqiptare në diasporë
0
SHARES
65
VIEWS
Share on Facebook

Nga Dahest Luma, Tiranë

Poeti, publicisti, ambasadori i paqes, gezetari, doktori i shkencave politike, presidenti i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Cyrih të Zvicrës, z. Dashnim Hebibi, njofton gjithë dashamirët e librit, se dy librat e tij kanë parë dritën e botimit. Z. Hebibi është i njohur për punën e pandashme për të mirën e ardheut nga diaspora edhe ate jo më pak se 24 vjet ne radhë.

Redaktor dhe recensent i librit është, z. Jeton Arifi.

Dy librat kanë 800 faqe dhe janë realizuar 186 intervista.

Sipas z. Hebibi, libri do të jetë në vazhdime. Z. Hebibi ndër të tjera shkruan në profilin e tij në Facebook: Të dashur miq të librit, pas një pune relativisht të gjatë dhe me shumë përkushtim, diasporës sonë iu shtuan edhe dy libra, që do të mbeten monument i përjetshëm! Dy librat ia kushtova nënave, vajzave të diasporës, që ishin pjesë e shumë ngjarjeve në të mirë të atdheut dhe janë frymëzim për gjeneratat e reja. Është një hulumtim i karakterit empirik, i realizuar me grup fokusi. Falenderoj të gjithë ata që më përkrahën, që ta arrijmë këtë sukses të radhës dhe do ju jem mirënjohës për jetë! Librat kanë parë dritën e botimit dhe shumë shpejt do të kemi edhe promovimin nëpër disa qytete të Evropës! Kopertina ka gjuhën e saj ose kuptimin e librit, si te pjesa një dhe te pjesa dy. Nëna shqiptare në diasporë me ballë hapur duke kujtuar të kaluarën e saj jo edhe të lehtë. Pjesa e dytë e librit, nëna shqiptare në diasporë, po ajo, duke e shikuar të sotmen dhe të ardhmen, gjeneratën e re e duke e shijuar suksesin e tyre edhe pse po jetojnë larg vendit të të parëve e të shoqëruar me lulen e diasporës. Vetëm dokumentet mbesin me fakte e referime për gjeneratat që do të vijnë. Edhe atëherë kur shumë prej nesh të mos jemi më, këto janë dokumente, gjurmë të pashlyera, të cilat dëshmojnë përkushtimin jetësor të shtyllës së familjes e shoqërisë shqiptare të mërguar. Ja se si e vlerëson librin, redaktori dhe recensenti, z. Jeton ARIFI: “Libri me përmbledhje intervistash të zhvilluara enkas për jetësimin e këtij projekti kaq fisnik, në thelb është një hulumtim i karakterit empirik, i realizuar me grup fokusi. Kategoria e përzgjedhur nga autori është vajza dhe gruaja shqiptare e mërguar jashtë territorit autokton shqiptar. Nga një këndvështrim sipërfaqësor të lexuesit, mund të dallohet se autori ka aplikuar një mostër të gjerë, heterogjene, pa kriter moshe, profesioni, origjine (nga hapësira gjeografike mbarëshqiptare).

Pavarësisht mostrës së kufizuar prej 187 personazheve, personaliteti i të cilave paraqet një ndryshore prej karakteresh nga një divëndërkombëtare e një sopranoje lirike, me pasqyrim figurash tëndërmjetme, në kuptim profesionesh, deri te një amvise, nëpërceptim fillestar të thjeshtë, por jo më pak të rëndësishëm, sepse secila prej këtyre vajzave e grave fisnike të pasqyruara në këtë libër dy vëllimësh, gjatë ciklit të saj jetësor, ka shërbyer si frymëzim për të tjerët.
Disa prej tyre frymëzuan botën rreth tyre e më gjerë, duke dridhur skenat më të njohura të operas; disa të tjera duke mohuar luksin e mundshëm që u ofronte përditshmëria, për ta vënë veten e tyre në shërbim e mbështetjes së kauzës kombëtare (çlirimit tëKosovës), disa të tjera duke e mbajtur familjen e duke mbështetur bashkëshortin luftëtar për këtë kauzë, shumë të tjera duke shkëlqyer në profesionin e tyre në tregun e ashpër e konkurues të punës nëtokën e re premtuese, ku kishte mërguar, e shumë të tjera duke iu përkushtuar një misioni të shenjtë, kultivimit të gjuhës, traditës, kulturës shqiptare nga gjenerata e re përmes mësimit plotësues nëgjuhën shqipe.
Autori i këtij libri, i cili, për ata që e njohin, shquhet për përkushtimin e tij ndaj veprimtarisë së diasporës shqiptare, të cilën e ka ndjekur dhe pasqyruar në veprimtarinë e tij gazetareske dhe publicistike, për më shumë se dy dekada, ka treguar një kujdes tëposaçëm në përdorimin e termit diasporë. Ai, atë e përdorë, shumëme vend dhe racionalisht, si përkufizim e term social, jo gjeografik, sepse me diasporë duhet kuptuar tërësia e komunitetit të shpërndarëjashtë trungut të shtetit amë të origjinës, e jo si hapësirë gjeografike. Kryefjala e përmbajtjes së këtij libri është gruaja shqiptare e diasporës, pra, e përfaqësueseve të vajzve, grave e nënave shqiptare të zhvendosura jashtë atdheut, qoftë për të iu shmangur dhunës sëkohës të ushtruar nga aparati shtetëror kolonizues i trojeve shqiptare ku ajo është lindur e rritur, qoftë në kërkim të një jete më të mirë, apo me synimin për të gjetur hapësirë më të përshtatshme, mëpremtuese e më me perspektivë për ta zhvilluar e dëshmuar veten. Ky libër duhet parë e pranuar nga lexuesit si fillimi i një përpjekjeje të vazhdueshme për ta ndihmuar memorien kolektive lidhur me rëndësinë e peshën që bartë me vete gruaja/nëna shqiptare e ‘syrgjynosur’”

Gruaja shqiptare e diasporës ndjehet e harruar dhe pret bashkëpunim e mbështetje nga atdheu. Ajo dhe kontributin e saj për ruajtjen e gjuhës amtare, e cila vlerësohet se është jetike për ruajtjen e identitetit kombëtar. Është kjo grua, e cila ka kontribuar te gjenerata e re që sot të krenohemi me sukseset e tyre në tregun ndërkombëtar të punës. Gjuha shqipe do të ruhet brez pas brezi. Kontributi i LAPSH-së është i madh, pastaj i shoqërive kulturoreartistike, shoqatave të tjera humanitare që veprojnë në diasporë. Edhe degët e partive që kanë vepruar e veprojnë përmes përfaqësuesve të diasporës shqiptare, janë të mira, sepse takohen mes vete e flasin shqip mes vete, megjithëse, deri në një masë, ky element ka shkaktuar edhe përçarje. Gruaja e diasporës shqiptare mendon se është çështje e ngutshme që shteti të kontribuojë me konferenca shkencore dhe ti japë hapësirë femrës shqiptare në vendimarrje në atdhe, sepse sjell përvoja evropiane, pra të shteteve ku është lindur e ku është duke vepruar. Nuk thuhet rastësisht se pas çdo burri të madh është një grua e shkëlqyer. Sipas Napoleon Hillit, burrat që kanë grumbulluar pasuri të mëdha dhe kanë arritur njohje të jashtëzakonshme në letërsi, art, industri, arkitekturë dhe profesione tjera, ishin të motivuar nga ndikimi i një gruaje. Në cilësinë e autorit të këtij libri, jam i bindur që ka pasur edhe shumë gra të tjera që është dashur të jenë pjesë e këtij libri. Mbes me shpresë se do të kemi një vazhdim tjetër apo vëllime të tjera,brenda të cilëve do të pasqyrohet jeta dhe vepra e shumë grave meritore, të cilat, në saje të veprimtarisë së tyre, kanë shërbyer si frymësuese të gjeneratës së re të femrës shqiptare, veçanërisht tëatyre që jetojnë jashtë trungut të vendit të origjinës. Mbi të gjitha, ato që i keni lexuar në trungun e këtij libri, janë fjalët e këtyre grave shqiptare të cilat kanë sakrifikuar shumë që të ruhet,mbi të gjitha, gjuha shqipe. Vetëm dokumentet mbesin me fakte e referime për gjeneratat që do të vijnë. Edhe atëherë kur shumë prej nesh të mos jemi më, këto janë dokumente, gjurmë të pashlyera, tëcilat dëshmojnë përkushtimin jetësor të shtyllës së familjes e shoqërisë shqiptare të mërguar./ Përgaditi Dahest Luma, Tiranë

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh