Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Përtej librit – një mision shpirtëror për gruan dhe kombin

by administrator
22:18 26/05/25
in Aktualiteti
Përtej librit – një mision shpirtëror për gruan dhe kombin
0
SHARES
21
VIEWS
Share on Facebook

Nga Dr. Sali SEFA, ish-Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih

Në promovimin e librit dy vëllimesh të PhD Dashnim Hebibi, mbajtur dje më datë 25 maj 2025 në qytetin Winterthur të Zvicrës, në mesin e shumë personaliteteve të shquara ishte i pranishëm edhe një figurë e ndritur e mërgatës shqiptare – Dr. Sali Sefa.

Një atdhetar i dëshmuar i kauzës sonë kombëtare, ish-konsull i Republikës së Kosovës në Zürich, ish-i burgosur politik, publicist dhe një shpirtbardhë i rrallë.

Dr. Sefa ishte pjesë e panelit promovues dhe mbajti një fjalë rasti brilante, të thellë në përmbajtje dhe prekëse në emocion. Ishte një fjalim që jo vetëm e përloti autorin, por preku edhe zemrat e të pranishmëve, duke sjellë një atmosferë të rrallë ndjeshmërie e krenarie kombëtare.

Sepse, ato fjalë – ato fjalë që mbesin në kujtesë – vetëm Dr. Sali Sefa di t’i thotë.

Promovimi i librit

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Të dashur bashkëqytetarë dhe miq të fjalës së shkruar,

I nderuar përfaqësues nga Ambasada e Shtetit Shqiptar, z. Valon dhe znj. Monika,

Përshëndetje për Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Mentor Latifi,

Përshëndetje për Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demir,

Zonja dhe zotërinj,

Fjalën time do ta nis me disa fjalë për njeriun që na ka bashkuar këtu në këtë shtëpi kulture – dhe jo për herë të parë!

Para jush kemi kënaqësinë të prezantojmë një autor dhe një njeri të veçantë, një zë të angazhuar të diasporës sonë.

Me origjinë nga Presheva dhe me veprimtari të gjerë në Zvicër, ai është gazetar, publicist dhe doktor i shkencave politike.

Me mbi 30 vepra të botuara, ai ka lartësuar zërin e kulturës, historisë dhe shpirtit shqiptar, kudo ku jetojnë shqiptarët.

Për këtë kontribut, z. Hebibi është një ndër shqiptarët e rrallë në botë që është nderuar me titullin “Ambasador i Paqes” nga Federata e Paqes Universale (UPF).

Sot, jemi këtu për të dëgjuar jo vetëm një autor, por një zë që shkruan me shpirt për ato që janë më të shtrenjta në jetë:

Gruaja, familja dhe atdheu.

Megjithatë, nuk jemi këtu vetëm për të promovuar dy libra.

Jemi këtu për të rikujtuar një vlerë që shpesh hesht – por kurrë nuk mungon.

Jemi këtu për të nderuar figurën më të fortë dhe më të ndjeshme të shoqërisë – gruan – përmes fjalës së ndjeshme dhe të përkushtuar të autorit tonë të njohur, i cili njihet e vlerësohet deri edhe në shtetet e Amerikës Latine!

Për këto 15 vite, Dashnimi asnjëherë nuk mungoi aty ku duhej të ishte – gjithmonë i respektuar dhe i guximshëm si gazetar dhe si atdhetar i devotshëm.

Ai është njëri nga studiuesit më të mirë të mërgatës sonë, jo vetëm në Zvicër, por edhe në vende të tjera si Shqipëri, Kroaci, Maqedoni e Veriut, ku edhe doktoroi në Universitetin e Tetovës, ndër të tjera.

Një njeri që ka realizuar intervista me të gjithë presidentët shqiptarë pas rënies së sistemit totalitar!

Për mua, Dr. Dashnim Hebibi është një ndër figurat më të plota shqiptare në mërgatë.

Së fundmi, z. Hebibi është zgjedhur Drejtor për Medie pranë Institutit për Avansim Kombëtar (IPAK) si dhe ka themeluar Mediet Shqiptare në Zvicër (SAM).

I dashur Dashnim: lum si ne që të kemi, lum familja dhe gjithë Shqiptaria kudo që është!

Disa fjalë për librat që promovojmë sot

Si një njeri që kam shërbyer gjatë në fushën e diplomacisë dhe njëkohësisht në misionin human të mjekësisë, e ndiej thellë se ky promovim nuk është thjesht letrar.

Letërsia nuk është vetëm art – është mision.

Dhe sot, përmes librave të tij, autori dëshmon se ky mision jeton ende, se fjala nuk është shuar, por ringjallet me çdo faqe që lexojmë.

Në të dy librat që na sjell Dashnimi, gjejmë më shumë se vargje:

Gjejmë qëndrim, besim dhe kthim të vëmendjes tek ajo që është themeli i çdo shoqërie – gruaja si nënë, si bashkëshorte, si figurë njerëzore dhe shpirtërore.

Autori nuk i qaset gruas si objekt përshkrimi, por si subjekt respekti.

Në vargjet e tij, gruaja nuk është e idealizuar si ëndërr, por as e thjeshtuar si realitet i përditshëm.

Ajo ndriçon me ndjenjë të pastër, si një prani që mban botën në ekuilibër.

Kam zgjedhur që të lexoj para jush disa nga pasazhet më të bukura të librit, sipas mendimit tim:

  1. “Gruaja është gjuha që nuk ka nevojë për përkthim,është lot që rrjedh për të mbajtur dashurinë gjallë.”
  2. “Gruaja nuk është thjesht pranë jetës – ajo është vetë jeta që merr frymë në heshtje dhe në dashuri.”
  3. “Në heshtjen e një nëne ka më shumë forcë se në zërat e gjithë botës.”
  4. “Mos harroni: bota nuk është ngritur mbi themele betoni, por mbi durimin dhe dashurinë e një gruaje.”

Të nderuara zonja,

Kjo është fuqia e fjalës së tij – jo për të ngritur gruan mbi piedestale fiktive, por për ta vendosur aty ku gjithmonë ka qenë: në zemër të jetës.

Nga përvoja ime profesionale, e di fort mirë se ka shumë për të mësuar nga mençuria e një gruaje, nga durimi i saj, nga mënyra si ajo përballon dhimbjen në heshtje dhe dashuron pa kufij.

Dy krahasime profesionale që e vërtetojnë çdo fjalë të thënë nga Dashnimi:

  • Si mjek, kam parë se duart e një nëne shërojnë më shumë se çdo ilaç.
  • Si diplomat, kam mësuar se shpeshherë një grua qëndron më largpamëse dhe më paqësore se shumë tavolina të mëdha bisedimesh.

Të dashur të pranishëm,

Le ta shohim këtë mbrëmje si një mundësi për reflektim – jo vetëm për të duartrokitur një autor, por për të duartrokitur një qëndrim njerëzor dhe qytetar.

Dashnim Hebibi ka bërë një akt të rrallë: ka vënë artin e tij në shërbim të kujtesës dhe mirënjohjes.

Dhe për këtë, ai meriton falënderim të veçantë nga secili prej nesh.

Le të jetë ky promovim një kujtesë për të gjithë ne që të mos harrojmë e t’i themi “faleminderit” femrës:

Nënës që na lindi dhe rriti, bashkëshortes që na qëndron pranë në të mirë e në të keq, motrës që na mbështet si motër për vëllanë dhe vajzave që rriten me ëndrrat tona.

Faleminderit autorit për fjalën.

Faleminderit gruas për gjithçka që është.

Faleminderit juve që jeni këtu për të dëgjuar, reflektuar dhe nderuar gjininë e bukur femërore!

Respekt për të gjithë ju!

Në përfundim të fjalës së tij mbresëlënëse, autori PhD Dashnim Hebibi, i prekur thellë nga fjalimi i Dr. Sali Sefës, iu drejtua para të gjithë të pranishmëve me këto fjalë që lanë gjurmë në zemrat e të gjithëve:

“Ka yje, ka hënë e ka diell… por ju, i nderuar z. Sefa, jeni vetë qielli!”

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh