/ PhD. Dashnim HEBIBI /
Më datë 13.01. 2025 e dorëzova pasaportën e vjetër, meqë ishte afruar data e kalimit të vlefshmërisë dhe sot, më datë 16.01.2025, në orën 09.00 më erdhi në shtëpi pasaporta e re.
Terminin e bëra më datë 13.01.2025 në mëngjes, në ora 15.45; mu caktua termini dhe brenda 10 min u krye procedura me buzëqeshje, urime dhe respekte të shkëlqyera.
Kjo është Zvicra! Gjithmonë është kështu!
Ligji dhe puna respektohet maksimalisht.
Kanë nevojë shtetet tona për mërgimtarët tanë, ngase ata e mësojnë sistemin e respektit të detyrës, duke respektuar ligjin. Jepni hapësirë mërgatës sepse ndryshimet do të shihen!
helveticALforum