Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Biznesi

Pensionet e shqiptarëve në rrezik, FMN: Të adresohet shkalla e ulët e kontributit të popullsisë

by administrator
15:31 12/01/25
in Biznesi
Pensionet e shqiptarëve në rrezik, FMN: Të adresohet shkalla e ulët e kontributit të popullsisë
0
SHARES
11
VIEWS
Share on Facebook

Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anke Weber deklaron se megjithëse Shqipëria ndërmori disa reforma në fushën e pensioneve, të cilat ndihmuan në përmirësimin e qëndrueshmërisë së sistemit, ka ende sfida të mëdha.

Në një intervistë për “Monitor”, Weber thotë se është e nevojshme të adresohet shkalla e ulët e kontributit të popullsisë në moshë pune, veçanërisht për të vetëpunësuarit.

“Pavarësisht këtyre reformave, të cilat ndihmuan në përmirësimin e qëndrueshmërisë së sistemit, ka ende sfida të mëdha. Së pari dhe më kryesorja, është e nevojshme të adresohet shkalla e ulët e kontributit të popullsisë në moshë pune, veçanërisht për të vetëpunësuarit”, theksoi ajo.

Për shembull, vijon Weber, në qershor 2022, më pak se 40% e popullsisë në moshë pune (25-65 vjeç) kontribuonin në skemën e pensioneve.

Përfaqësuesja e FMN-së, njëkohësisht rendit si shqetësuese edhe deklarimin e pjesshëm të pagave, ashtu si dhe pagesat jo të plota të kontributeve për shkak të mosplotësimit të viteve të punës.

“Pagesat jo të plota të kontributeve për shkak të mosplotësimit të viteve të punës rrisin rrezikun për mungesë përfitimesh nga pensioni në të ardhmen, duke shtuar numrin e personave me pension të pjesshëm dhe të atyre me pension social. Një tjetër shqetësim është deklarimi i pjesshëm i pagave. Në të njëjtën kohë, sistemi i pensioneve mbulon pothuajse të gjithë të moshuarit, gjë që ka gjasa të shkaktojë presione mbi shpenzimet në dekadat e ardhshme”, u shpreh Weber.

Ajo theksoi se mund të merren në konsideratë opsione për të ruajtur stimujt për të rriturit në moshë pune, që ata të jenë të interesuar të kontribuojnë.

“Kjo përfshin mbajtjen e normës së kontributit në një interval të arsyeshëm dhe kryerjen e studimeve për të kuptuar nëse një periudhë më e shkurtër për të cilën fiton të drejta pensioni mund të nxisë më shumë individë të kontribuojnë. Nëse do të mundësohej që niveli i pensioneve të ardhshme të jetë i përshtatur me kontributet e kaluara, kjo do të shmangë krijimin e dekurajimeve për të marrë pjesë”, shtoi Weber.

Sipas saj, planet private vullnetare të pensioneve, të cilat mund të përfshijnë regjistrimin automatik, janë provuar të jenë një kanal i mirë në disa vende për të nxitur pjesëmarrjen dhe për të rritur përfshirjen financiare.

Raporti i stafit të FMN-së për Shqipërinë, bazuar në Artikullin IV për vitin 2023, thekson disa nga sfidat që paraqiten nga trendet demografike dhe ndikimin e tyre në sistemin e pensioneve.

Sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, përqindja e popullsisë së moshuar (65 vjeç e lart) në Shqipëri pritet të arrijë në 40% deri në vitin 2070, krahasuar me vetëm 20% që është sot. Ky trend afatgjatë nxitet nga flukset negative neto të migracionit dhe normat e ulëta të lindshmërisë. Një reformë e madhe e sistemit të pensioneve u zbatua në vitin 2015. Reforma rriti gradualisht kohëzgjatjen e kontributit të kërkuar për një pension të plotë deri në 40 vjet deri në vitin 2032, rriti moshën e daljes në pension në 67 vjeç deri në vitin 2056 si për burrat ashtu edhe për gratë, prezantoi një pension social jo-kontributiv; dhe lidhi më ngushtë kontributet me pagat reale duke rritur tavanin e kontributeve, njofton oranews.

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh