Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Pas vendimit për mbylljen e TikTok prezantohet planveprimi për sigurinë në shkolla

by administrator
17:01 21/12/24
in Atdheu në objektiv
Pas vendimit për mbylljen e TikTok prezantohet planveprimi për sigurinë në shkolla
0
SHARES
4
VIEWS
Share on Facebook

Duke e justifikuar si të domosdoshme mbylljen për një vit të TikTok-ut, kryeministri Edi Rama deklaroi të shtunën se platforma sociale ka luajtur një rol edukues negativ, të pakrahasueshëm me praktikën që ndjek kompania kineze në shtetin e saj të origjinës.

“Se është kompani që rrënjët e veta i ka në Kinë, por po ta shikosh në Kinë dhe jashtë saj janë dy TikTok të ndryshëm. TikToku është rrugaçi i lagjes. Kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTok-un do ta mbyllim për një 1 vit. Rrugaçëri, perversitete, llum e qenëri nuk sheh në TikTok-un e Kinës,” u shpreh Rama.

Në aspektin teknologjik procesi i mbylljes së platformës është parashikuar të zgjasë nga 6–8 javë duke filluar viti i ardhshëm.

“Do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. Tiktok në Republikën e Shqipërisë s’do të ketë,” deklaroi kreu i qeverisë.

Qeveria shqiptare thotë se do të ndjekë reagimet e vendeve të tjera për të vendosur zgjatjen apo pezullimin e vendimit për mbylljen.

Kryeministri Rama së bashku me Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, prezantuan edhe planin e ri të veprimit për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë në shkollë për më shumë cilësi, siguri dhe gjithëpërfshirje.

Kjo fushatë synon të adresojë ndikimin e rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat te fëmijët dhe të rinjtë, duke promovuar ndërgjegjësimin për rreziqet dhe pasojat e tyre.

Gjatë fjalës në aktivitetin e zhvilluar me përfaqësuesit e këshillave të prindërve dhe komunitetin e mësuesve, kreu i qeverisë Rama tha se ishte tragjedia e fundit pranë shkollës “Fan Noli” që solli reagimin e prindërve dhe jo vetëm, por edhe një plan masash të hartuara nga Ministria për të shmangur përsëritjen e këtyre episodeve.

“U bë shkak një tragjedi që të vihet në lëvizje një shoqëri e tërë dhe një tërsi komunitetesh shkollore dhe prindërore në gjithë Shqipërinë, por nga ana tjetër të vihej në lëvizje e njëjta fuqi e brendshme e vetë shoqërisë e përfaqësuar në Parlamentin e Shqipërisë dhe media.

Në gjithë këtë proces dhe gjatë konsultave publike ku unë kam marr pjesë, edhe në këtë ngjarje kaq tragjike sikurse ishte kjo, ka dy Shqipëri. Ka një Shqipëri në parlament dhe media ka dhe një Shqipëri në komunitet, aty ku njerëzit e prekur direkt, sepse kanë fëmijët nëpër shkolla apo mësuesit që janë pjesë e një sistemit që duhet të jetë i aftë të parandalojë ngjarjet të tilla, reflektojnë dhe diskutojnë në mënyrën tjetër nga ata të parët. Ne si pikënisje kemi nxitur debatin për këshillimin mbi TikTok, por në fakt unë kam dëgjuar nga prindërit se çfarë do të bëhet me gjithë këtë dhunë, me gjithë këtë çedukim masiv dhe me gjithë këtë lum që sjell media duke shkuar në drejtim të kundërt me atë që kemi qëllim të përbashkët.”

Rama tha se të gjitha ngjarjet që ndodhin nuk mund të parandalohen dhe të shmangen. Pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatari i tij, prindërit e kanë drejtuar gishtin e fajit nga drejtuesit e shkollës ku ndodhi përplasja mes të miturve. Në disa protesta është kërkuar edhe dorëheqja e ministres së Arsimit.

“Publikisht dua të them dhe si përgjigje për ata që donin të nxirrnin përfitime absurde nga kjo tragjedi duke drejtuar gishtin e akuzave dhe duke kërkuar përgjegjësi personale dhe ndaj ministres së Arsimit. Ministria e Arsimit ka të gjithë mbështetjen time, por kam bindjen se ashtu sikurse luajti një rol transformimi në shëndetësi do të luajë një rol dhe në transformimin në sistemin arsimor.”, njofton /rtsh.al/

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh