BallinaBiznesiOrganizata Botërore e Turizmit: Shqipëria me rritjen më të madhe të numrit...

Organizata Botërore e Turizmit: Shqipëria me rritjen më të madhe të numrit të turistëve gjatë 2024

-

Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë si destinacionin me rritjen më të lartë të numrit të turistëve përgjatë vitit 2024.

Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama i cili e ka konsideruar këtë arritje, si një zhvillim të paimagjinueshëm deri pak vite më parë.

“MIRËMËNGES dhe me këtë gjë, që s’është imja, s’është jona, e UN Tourism, organizata më e madhe e madhe e turizmit, anëtarët e anëtarësimit janë shtetet e OKB, e të dhënave të cilës janë botërisht të respektuara; me Shqipërinë që duket se si destinacioni zë vend në vitin 2024, një zhvillim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Sikurse ka bërë me dije edhe Kryeministri Rama dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, Shqipëria është vizituar nga rreth 11 milionë turistë gjatë vitit që 2024-ës, përmes aeroportit të Tiranës, duke shënuar një rritje krahasuar me një vit më parë (2023), njofton rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...