1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Numërimi i votave të diasporës/ Kryeson Lëvizja Vetëvendosje, pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Duhet ti lexosh

Nga numërimi i 19 kutive të votimit prej 43 sa janë në total nga votimi i diasporës në përfaqësitë diplomatike prin Lëvizja Vetëvendosje me 81.9% të votave apo 3305, pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 7.21% apo 291 vota.

E treta nga votat e diasporës në përfaqësitë diplomatike del Partia Demokratike e Kosovës me 5.75% me apo 232 vota, pasohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka marrë 1.54% apo 62 vota nga diaspora që votoi në përfaqësitë diplomatike në 19 shtete të botës.

Gjithsej në procesin e votimit jashtë vendit në ambasada dhe konsulata morën pjesë në votim 15,352 shtetas të Kosovës që u regjistruan për votim fizik në përfaqësi diplomatike.

Pas numërimit të votave në përfaqësi diplomatike, do të nis numërimi i votave me postë të ardhura nga diaspora. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon të shpallë rezultatet përfundimtare deri më 5 mars dhe t’i certifikojë ato deri më 18 mars, njofton topchannel.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit