Nga: Dashnim HEBIBI
Libra me çmime simbolike në Cyrih
Zürich, 21 gusht – Zvicra di të kujdeset edhe për dashamirësit e librit – për ata që lexojnë dhe e duan leximin. Në disa shitore në Cyrih, libri nuk shihet vetëm si mall tregu, por si pasuri shpirtërore që duhet të jetë e qasshme për të gjithë.
Çmimi, sa një çokolladë
Në një nga këto dyqane, një libër mund të blihet vetëm për 2 franga zvicerane, duke e bërë leximin më të afërt me qytetarin e zakonshëm. Ideja e uljes së çmimeve është vlerësuar si një hap i rëndësishëm për promovimin e kulturës së leximit.
“Është respekt për librin dhe për lexuesin, që edhe në këtë kohë të teknologjisë t’u jepet mundësi njerëzve të marrin libra me çmime të arsyeshme,” – u shpreh një vizitor i dyqanit.
Shembull për t’u ndjekur
Ky model shihet si shembull që mund të frymëzojë edhe vendet tona, ku libri shpesh mbetet i shtrenjtë dhe i paarritshëm për shumë njerëz duke e pasur parasysh të ardhurat atje.
Foto: D.H